Alumni
Në nivel të Universitetit të Prishtinës, është themeluar Shoqata e Alumni, i cili ka në fokus mbarëvajtjen profesionale të individëve që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës, dhe ndërlidhjen e tyre. Përmes takimeve dhe aktiviteteve, Shoqata Alumni ndihmon në trasnmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve të ndërsjellta, të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjës me tregun e punës.
Për më shumë rreth Shoqatës së Alumni të Universitetit të Prishtinës, kliko këtu : https://alumni.uni-pr.edu/#about-us
Një prej objektivave strategjike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës është themelimi i Grupit të Studentëve të Ekselencës me qëllim të promovimit të rolit të studentëve në komunitetin akademik, opinionin publik dhe në përgjithësi në media. Përmes Grupit të Studentëve të Ekselencës mëtohet t’iu jepet studentëve hapësirë për promovim, zhvillim të lidershipit dhe aftësisë për fjalime publike, dhe për ndërtim kauzash që përkojnë me qëllimet e nxënies së dijes dhe formimit cilësor për juristët e së ardhmes.
- "Programi për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K)" i dhuron një Stacion Meteorologjik Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
- Dhurimi i librave nga zyrtarja e ambasadës së SHBA-së, thekson lidhjet personale SHBA-Kosovë
- Punëtoria për "One Health"
- Takimi i menaxhmentit me përfaqësuesit e OJQ "Save the Children Kosova"