Kërkesë për modifikim të përkohshëm të orarit mësimor

Me qëllim të menaxhimit më efikas dhe transparent të procesit mësimor, është vendosur në dispozicion formulari për kërkesa për ndryshime të përkohshme të orarit mësimor. Ky formular synon të mundësojë regjistrimin dhe arsyetimin e çdo ndryshimi të përkohshëm, duke siguruar një evidencë të centralizuar dhe të dokumentuar.

Ky formular duhet të përdoret për çdo ndryshim në krahasim me orarin e mësimit të shpallur në web-faqe te fakultetit dhe përdoret kryesisht për aktivitetet në terren, mungesat për shkaqe shëndetësore, si dhe për ndryshimet e nevojshme për shkak të testeve apo organizimeve të tjera mësimore.

Ju lutemi të keni parasysh se udhëtimet jashtë vendit nuk duhet të regjistrohen përmes këtij formulari, pasi ato trajtohen dhe regjistrohen si mobilitete institucionale. Arsyetimi i ndryshimeve të orarit në këto raste mbulohet nga procedurat përkatëse të mobilitetit.

Për çdo ndryshim të përkohshëm të orarit, regjistrimin duhet ta bëni KËTU, duke plotësuar formularin përkatës.

Regjistroni këtu (kliko)

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.