Dekani i FBV-së Prof. asoc. dr. Bedri Dragusha i shoqëruar nga Prodekani Prof. asoc. dr. Mentor Alishani dhe shefat e departamenteve kanë pritur në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni. Gjatë këtij takimi, palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushat të ndryshme të bujqësisë dhe veterinarisë me theks të veçantë mbështetjen e fermerëve të kësaj komune.
FBV është treguar e gatshme të ofroj kapacitetet infrastrukturore dhe resurset profesionale për forma të ndryshme të bashkëpunimit, në mesin e tyre u theksuan:
• Hartimi dhe implementimi i përbashkët i projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë dhe veterinarisë,
• Organizimi i forumeve të përbashkëta,
• Ofrimi i trajnimeve profesionale nga ana e stafit akademik të dedikuar për fermerët e kësaj komune,
• Ofrimi dhe realizimi i punës praktike për studentët dhe të sapo diplomuarit e FBV-së, etj.
Vizita e Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni në FBV
