Profesoresha Rreze Gecaj, është përfituese e skemës mbështetëse për “Mësimdhënie të bazuar në hulumtim”.

29 Nëntor 2022
SHARE

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka organizuar me dt.23.11.22 ceremoninë e mirënjohjes për 12 përfituesit e parë të skemës së re “Mësimdhënia e bazuar në hulumtim”. 

Kjo skemë, e aplikuar për herë të parë nga MAShTI në bashkëpunim me projektin QAINT dhe implemetuar me ndihmën e Austrisë, Agjencinë Austriake për Bashkëpunim (ADA) ka mbështetur me grante për zbatimin e projekteve të reja mësimore të bazuara në hulumtim studiuesit nga fusha te ndryshe shkencore.
Të gjitha aplikimet i janë nënshtruar një vlerësimi të dyfishtë studiuesish vendorë e ndërkombëtarë dhe këto shpërblime kanë kaluar proces rigoroz të vlerësimit. 
Aplikimi për këtë skemë është përgatitur nga prof. asist. Rreze Gecaj (MBZ, TUBT) dhe prof. asist. Blerta Mehmedi (Mjek. Vet), dhe paresh që të përfshijë në punë kërkimore/laboratorike rreth 45 studentë nga drejtimet MBZ, TUBT dhe Mjek. Vet.