📣 NJOFTIM: APLIKONI NË PROGRAMIN E MENTORIMIT – Aktiviteti i USAID “Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”

07 Shkurt 2024
SHARE

Capture.JPG

 Programi i Mentorimit, një iniciativë e përfshirë në kuadër të Aktivitetit të USAID "Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë". Kjo mundësi po ofrohet posaçërisht për studentët bachelor të:  

Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë: 

·         Teknologji ushqimore me bioteknologji 

·         Prodhimtari Shtazore 

Programi i mentorimit ka një qëllim të qartë: të ju ofrojë një mjedis bashkëpunues dhe frytdhënës ku mund të ndani përvojat tuaja me mentorët tanë nga sektori privat. Këta mentorë janë njerëz me përvojë të pasur dhe dëshirë për të ndihmuar studentët të formohen dhe të zhvillohen në fushat e tyre të zgjedhura. 

Shkarko dokumentin: Broshura: Programet e Mentorimit / Instruksone per Aplikim dhe Katalog i Mentoreve

 

Deri më tani, kemi arritur të lidhim studentët e talentuar me mentorët më të mirë në fushën e tyre. Kjo është një mundësi unike për ju të përfitoni nga njohuritë dhe eksperienca e tyre, duke ju bërë të përgatitur më mirë për sfidat profesionale që do të hasni në rrugën tuaj të karrierës. 

 

Për të marrë pjesë në programin e mentorimit, ju lutemi të ndiqni këta hapa me kujdes:   

1. Regjistrohuni në Aktivitet    

2. Regjistrohuni në Kosova LEARN - platformën e mësimit    

3. Pastaj, kompletoni kursin e parë “Vet-Vlerësim për Mësimnxënie me përvojë” në Kosova LEARN dhe merrni distinktin dixhital 

4. Së fundi, kompletoni kursin e dytë “Përgatitja për Mentorim (për të mentoruarit) (nivel 1 dhe 2)” në Kosova LEARN dhe fitoni distinktivin dixhital  

5. Më pas, do të kontaktoheni nga stafi i aktivitetit për lidhjen me mentorët tuaj.   

6. Fillojeni mentorimin!   

Për informacione shtesë dhe nëse keni vështirësi në regjistrim, mund të caktoni një termin për takim tek [email protected]  

 

ALB_Broshura _Programet e Mentorimit_Instruksone per Aplikim dhe Katalog i Mentoreve_compressed (kilko).


Mos hezitoni të vizitoni zyrën e Aktivitetit pranë Bibliotekës Kombëtare, përballë American Corner.