Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës hap dyert për studentët e rinj vendor dhe të huaj në vitin akademik 2023/24.
Në kuadër të edicionit të 23-të të Universitetit Veror të Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë do të prezentoj me programin e vet promovues.
Programi përfshin akivitete të ndryshme si: prezantime, storie suksesi të studentëve, eksperimente dhe aktivitete atraktive, me qëllim të ofrimit të informacioneve të vlefshme për mundësitë e jashtzakonshme që ofron fakulteti ynë në ngritjen profesionale e shkencore të të rinjëve tanë.
Prezentimi i programit bëhet me datë 5 korrik (e mërkurë) duke filluar nga ora 13:00 deri ora 17:00, në rrugën “Xhorxh Bush”, në pjesën e re të sheshit në Prishtinë.
Prezent do të jenë përfaqësues nga menaxhmenti i UP-së, menaxhmenti i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, shefat e departamenteve, profesorët e FBV-së, studentët, njerëz të bizneseve nga industria ushqimore, fermer e prodhues të produkteve bujqësore.
Ejani dhe kuptoni më tepër për mundësitë e shumta që ofrohen për punë praktike, shkëmbime semestrale dhe studime jashtë vendit.
Ju mirëpresim!