FBV partnere e projektit “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education” financuar nga USAID dhe do të implementohet nga IOWA State University

27 Mars 2023
SHARE

Më 24.03.2023 u mbajt takimi në mes të Menaxhmentit të FBV-së me përfaqësuesit e USAID-it, qëllimi i këtij takimi kishte karakter informues për Bordin Industrial të FBV-së rreth fillimit të projektit më të ri në kuadër të bashkëpunimit me IOWA State University dhe USAID, i cili do te zgjat 5 vite.

Projekti “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education” financohet nga USAID dhe do te implementohet nga IOWA State University në partneritet me: Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”. 

Takimi ku morën pjesë përfaqësues të Bordit Industrial të FBV-së u organizua në formatin hibrid  dhe është kryesuar nga Dekani i FBV-se Prof. Dr. Bedri Dragusha dhe Prodekani Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, derisa në emër të projektit prezantuan:

  • Znj. Elmaze Gashi: Chief of Party, Iowa Consortium: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education.
  • Dr. Cassie Barnhardt: Project Director, Iowa Consortium: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education,
  • Dr. Curtis Youngs: Agriculture Expert, Iowa Consortium: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education,
  • Z. Petrit Tahiri: Local Technical Advisor, Iowa Consortium: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education Executive Director, Kosova Education Center,
  • Znj. Merita Teliqi Devaja: Economic Growth Office, USAID, Kosovo.

Lansimi zyrtar i projektit “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education” do të bëhet me datë 24 Prill 2023 dhe do te zgjasë për pesë vite.