Njoftim/pune praktike nga kompania Sante Fruit

14 Shkurt 2023
SHARE

Ju njoftojmë që FBV në bashkëpunim me kompaninë "Sante Fruit" (kultivues të boronicës), me lokacion në Shajkofc, Podujevë, për studentët e interesuar do të ofrojë trajnime dhe punë praktike në krasitje, menaxhimin e prodhimit ne pemishte, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe menaxhimin e barojave.

Do të fillohet me 4 grupe me nga 4-5 studentë. 

Çdo grup do të bëjë praktike nga 2 javë.

Orari i punes eshte 9 - 16.

Në fund praktikantet do të pajisen me certifikatë nga FBV dhe Sante Fruit.

Ju lutem ta keni parasysh qe puna praktike do të mbahet në kryesisht teren të hapur.

Tranpsporti dhe shujtat e ushqimit mbulohen nga kompania 

Gjithashtu studentet te cilet tregojn interes dhe mesojne punen, fillojme edhe me pagese.

Studentët e interesuar të kontaktojnë në emailin: [email protected]

Aplikimi është i hapur nga data 14.02.2023 deri 19.02.2023

Puna praktike me grupet e para fillon nga data 20.02.2023.

Studentet te cilet tregojne aftesi te mira ne teren do te kene mundesi punesimi si agronom te rregullt apo pune sezonale.