Vazhdim i afatit për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022

19 Prill 2022
SHARE

Mbështetur në kërkesat e studentëve, afati për regjistrimin e semestrave të vitit akademik 2021/2022, do të jetë i hapur deri më 29.4.2022, në orën 16:00.

Arsyetim: 
Parlamenti Studentor dhe këshillat e studentëve në njësi akademike kanë bërë kërkesë që ky afat të vazhdohet, për shkak se një numër i caktuar i studentëve të të gjitha niveleve të studimit, kryesisht që kanë punimin e diplomës deri në përfundim të studimeve, nuk i kanë kryer pagesat e semestrave.