Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural vizitoi Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë,

08 Mars 2022
SHARE

Me datën 01.03.2022, Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci në shoqërim të Sekretarit të Përgjithshëm të këtij dikasteri z. Blerim Hasani dhe Këshilltarët Politik dhe Profesional ka vizituar Fakultetin tonë.

Nikoqir të takimit ishin, Dekani i FBV-së Prof. Assoc. Dr. Bedri Dragusha, Prodekanja për Buxhet dhe Financa Prof. Assoc. Dr. Jehona Shkodra si dhe disa Profesor.

Gjatë këtij takimi të karakterit bashkëpunues në mes të dy institucioneve me fushëveprime të njejta, u diskutuan të gjitha sfidat dhe mundësitë që kjo Ministri mund dhe do t’u ofroj studentëve dhe të diplomuarve nga fushat e ndryshme të FBV-së.

Poashtu, gjatë ditëve në vijim do të nënshkruhet edhe një koncept dokument lidhur me fushat konkrete të bashkëpunimit profesional të të dyja institucioneve.