Thirrje e hapur për punë praktike me pagesë në Gjermani

03 Shkurt 2022
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë hap thirrjen për aplikim për Punë Praktike me pagesë në Gjermani. Puna praktike do të organizohet gjatë muajve gusht dhe shtator 2022, dhe të drejtë aplikimi kanë studentët e drejtimit Bsc. Prodhim Bimor, Msc. Lavërtari me Perimtari, Msc. Pemtari-Vreshtari dhe Msc. Mbrojtje e Bimëve. Studentët duhet të njohin gjuhën angleze ose gjermane, niveli B1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
•    CV (në gjuhën angleze).
•     Certifikata e notave.
•    Letër motivuese në gjuhën angleze.
•    Kërkohen njohuri të mjaftueshme komunikimi në gjuhën angleze ose gjermane (niveli B1).

 

Kushtet:

Kandidatët e suksesshëm do të ftohen në intervistë nga një komision prej 3 anëtarëve. Kandidatët e përzgjedhur duhet ti mbulojnë vet shpenzimet e rrugës dhe vizës. 50% e banimit mbulohet nga kompania pritëse, ndërsa pjesa tjetër dhe shpenzimet tjera të qëndrimit kandidati i mbulon nga paga që merr përmes punës praktike.

Afati për aplikim është deri më 18 Shkurt 2022.

Dokumentet e kompletuara me titull “Punë praktike ne Gjermani” duhet të dërgohen të skanuara në pdf file, tek: [email protected]
Për më shumë informata rreth punës praktike dhe dërgimit të dokumenteve mund të adresoheni në e-mailin e sipërshënuar.


PLANT BREEDING INTERNS – 2022 (kliko).