📣 FTESË NË KONFERENCËN STEMinists ’24

25 Prill 2024
SHARE

Të nderuar studentë,
Ju informojmë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTi) për herë të dytë organizohet konferenca STEMinists ’24, e cila zhvillohet me 26 prill duke nisur nga ora 10:00 në Amfiteatrin e Bibliotekes Universitare. 

Konferenca shenon arritjet e studentëve vajza dhe gra në fushën STEM, pjesëmarrës do jenë Kryeministri z. Albin Kurti, rektori i UP-se prof. Qerim Qerimi, Ministrija znj. Arberie Nagavci si dhe perfaqesues te larte vendore dhe nderkombetare.

Prandaj, duke pasur parasysh angazhimin e juaj në këtë fushë, me kënaqësi ju ftojmë të jeni pjesë e konferencës, pjesemarrja juaj i shton vlerë eventit.

Për shkaqe të organizimit, ju lutemi që të plotësoni formën në vijim për të konfirmuar pjesëmarrjen e juaj: https://forms.gle/pQ2KUt4Wotc2mnzr8

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!