📣 Universiteti i Prishtinës, në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, organizon ngjarjen ExploreUP: Open House! 🎓✨

06 Korrik 2024
SHARE

11 Korrik 2024, 09:00-12:00 në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës

Për herë të parë, ne hapim dyert e fakulteteve tona për t'ju mirëpritur në ngjarjen Open House! Ky event është një mundësi e shkëlqyer për të informuar kandidatët potencialë dhe të gjithë të interesuarit rreth ofertave unike të universitetit tonë. Ju do të keni mundësinë të:

• Mësoni rreth programeve akademike dhe mundësive të tjera që ofrojmë.
• Bashkëbisedoni me profesorët dhe studentët aktualë të fakultetit.
• Vizitoni objektet, laboratorët, bibliotekat dhe hapësirat e tjera të veçanta.

📅 Mos humbisni këtë mundësi unike për të marrë informacion të drejtpërdrejtë dhe për të përjetuar atmosferën e kampusit tonë. Shënoni kalendarin tuaj dhe bëhuni pjesë e ExploreUP: Open House.

Shihemi në UP!