Fjala Përshëndetëse e Dekanit

Prof. Arben Musliu
Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë
Si Dekan, dëshiroj të përshëndes Trupën Këshillëdhënëse dhe të shpreh mirënjohjen time për kontributin e çmuar që ajo jep në zhvillimin akademik dhe profesional të fakultetit tonë. Angazhimi i këtij mekanizmi forcon lidhjen mes programeve studimore, tregut të punës dhe partnerëve tanë të jashtëm, duke garantuar përgatitje cilësore dhe bashkëkohore për studentët. Në këtë drejtim, rikonfirmoj mbështetjen e plotë institucionale për Trupën Këshillëdhënëse si një komponent thelbësor i zhvillimit të qëndrueshëm akademik.