Trupa Këshillëdhënëse

Trupa Këshillëdhënëse (TK) është organ këshillues pranë Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, i cili kontribuon në zhvillimin akademik, profesional dhe strategjik të programeve të studimit. Trupa Këshillëdhënëse (TK), shërben si urë lidhëse ndërmjet arsimit të lartë, tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në fushat përkatëse.


Prof. Arben Musliu
Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë

Si Dekan, dëshiroj të përshëndes Trupën Këshillëdhënëse dhe të shpreh mirënjohjen time për kontributin e çmuar që ajo jep në zhvillimin akademik dhe profesional të fakultetit tonë. Angazhimi i këtij mekanizmi forcon lidhjen mes programeve studimore, tregut të punës dhe partnerëve tanë të jashtëm, duke garantuar përgatitje cilësore dhe bashkëkohore për studentët. Në këtë drejtim, rikonfirmoj mbështetjen e plotë institucionale për Trupën Këshillëdhënëse si një komponent thelbësor i zhvillimit të qëndrueshëm akademik.

Misioni

Misioni i Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë është të mbështes njësinë akademike në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe relevancës së programeve të studimit, përmes këshillimit profesional dhe akademik të bazuar në përvojë dhe ekspertizë.

Roli dhe Funksioni

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë ka rol këshillues dhe rekomandues, duke kontribuar në:

  • zhvillimin dhe rishikimin e programeve të studimit,
  • harmonizimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës,
  • identifikimin e trendeve të reja akademike dhe profesionale,
  • përmirësimin e përgatitjes profesionale të studentëve,
  • forcimin e bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat.

Përbërja

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë përbëhet nga:

  • përfaqësues të institucioneve publike,
  • përfaqësues të sektorit privat dhe industrisë,
  • profesionistë dhe ekspertë të fushës përkatëse,
  • përfaqësues të studentëve dhe alumnive

Përbërja e TK-së të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë siguron balancë ndërmjet ekspertizës akademike dhe përvojës praktike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Detyrat kryesore të Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë përfshijnë:

  • dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e programeve të studimit,
  • këshillimin lidhur me kompetencat profesionale të kërkuara në tregun e punës,
  • mbështetjen e iniciativave për praktikë profesionale dhe punësueshmëri,
  • kontributin në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave të karrierës,
  • ofrimin e ekspertizës në procese të akreditimit dhe vetëvlerësimit.

Funksionimi

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë mblidhet periodikisht, zakonisht një deri në dy herë në vit, ose sipas nevojës së njësisë akademike edhe më shpesh. Takimet organizohen në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë dhe shërbejnë për diskutim dhe dhënie rekomandimesh konkrete.

Kontributi në Zhvillimin e Njësisë Akademike

Përmes angazhimit të tyre, Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë kontribuon në:

  • rritjen e cilësisë akademike,
  • rritjen e punësueshmërisë së të diplomuarve,
  • forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe tregut të punës,
  • avancimin e profilit institucional të njësisë akademike.

Anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse

Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetitt ë Bujqësisë dhe Veterinarisë bashkëpunon ngushtë me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) të Universitetit të Prishtinës në:

  • identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe kompetencave profesionale,
  • zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit,
  • përfshirjen e punëdhënësve në aktivitete të orientimit dhe këshillimit në karrierë,
  • mbështetjen e iniciativave për punësueshmëri dhe tranzicion nga studimet në tregun e punës.

Ky bashkëpunim synon krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të karrierës brenda njësive akademike.

Linku: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,77

Dokumente Zyrtare (opsionale)