Universiteti i Prishtinës shpall thirrje publike për profesorë e asistentë të angazhuar

30 Maj 2025
SHARE

Universiteti i Prishtinës do të angazhojë asistentë e profesorë me honorar, sipas nevojave të njësive akademike të tij. 
Kandidatët që duan të plotësojnë pozitat e profesorëve, duhet të kenë nivelin master të shkollimit në shkenca a arte, ndërsa ata që kanë arritur gradën doktor në këto fusha, kanë përparësi. Këta kandidatë gjithashtu duhet të kenë së paku një punim shkencor në revista ndërkombëtare. 

Ata që do t’u përgjigjen nevojave të UP-së për asistentë, nevojitet t’i kenë të kryera studimet master dhe notën mesatare jo më të vogël se tetë në të dy nivelet e shkollimit

Personat që do të angazhohen në cilësinë e profesorëve ose asistentëve, nuk do të marrin thirrje akademike për një angazhim të tillë, derisa për t’i ikur konfliktit të interesit dhe nepotizmit, nuk kanë të drejtë të konkurrojnë ata që kanë ndonjë të punësuar nga familja e ngushtë në njësinë akademike ku dëshirojnë të punësohen. 

Aplikimi për këto pozita do të jetë i hapur nga data 30 maj deri më 9 qershor 2025, ndërsa të gjitha detajet e thirrjes për profesorë e asistentë të angazhuar mund t’i gjeni në këtë vegëz.