Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Prof. dr. Arben Musliu, së bashku me Prof. Valbonë Mehmeti, mirëpritën Prof. Bartłomiej Zieniuk nga Warsaw University of Life Sciences (Poloni). Gjatë takimit u diskutua rreth mundësive potenciale të bashkëpunimit ndërmjet dy fakulteteve, me fokus në zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe shkëmbimin akademik të stafit dhe studentëve.
Gjatë qëndrimit disa-ditor në grupin kërkimor të Prof. Valbonë Mehmeti, Prof. Zieniuk prezantoi rezultatet e tij kërkimore dhe mbajti ligjërata para studentëve mbi tematika bashkëkohore si:
- “Non-conventional methods in the extraction of bioactive compounds” dhe
- “Application and perspectives of natural deep eutectic solvents”
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve shkencore ndërmjet dy institucioneve dhe zhvillimit të bashkëpunimeve të reja në fushën e bioteknologjisë dhe shkencave bujqësore.


