Me krenari dhe gëzim njoftojmë se Prof. Bajram Berisha është renditur në mesin e “Top 100 Shkencëtarëve në Evropë për vitin 2025”, në fushën e Bujqësisë, sipas renditjes së njohur ndërkombëtare Scientific Index. https://www.adscientificindex.com/top-100-scientist/?s=25&tit=Agriculture+%26+Forestry&subject=Agriculture+%26+Forestry+%2F+Animal+Science&con=europe
Kjo është një arritje madhore që përfaqëson jo vetëm suksesin personal të profesor Bajram Berishës (https://staff.uni-pr.edu/profile/bajramberisha), por edhe vlerat akademike dhe shkencore të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universitetit të Prishtinës, dhe të mbarë Kosovës.
Një figurë frymëzuese dhe kontributor i palodhur në hulumtime e mësimdhënie, Prof. Bajram Berisha është model për gjeneratat e reja dhe një burim krenarie për të gjithë ne!
Urime të përzemërta, Profesor – krenaria jonë!
