Sot më datën 05.06.2025 është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, konkretisht Departamentit të Mjekësisë Veterinare, i përfaqësuar nga Prof. Asoc. Fatgzim Latifi – Prodekan për Mjekësi Veterinare, dhe Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, i përfaqësuar nga znj. Elza Ramadani.
Ky memorandum paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të arsimit, kërkimit shkencor dhe mbrojtjes së mirëqenies së kafshëve. Palët do të angazhohen në realizimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve edukative dhe fushatash vetëdijësuese, duke përfshirë edhe trajnime praktike për studentët dhe profesionistët e fushës veterinare.
Ky bashkëpunim synon të krijojë një platformë të qëndrueshme për përfitimin e studentëve dhe stafit akademik, duke nxitur një qasje më humane dhe profesionale ndaj trajtimit të kafshëve në shoqëri.