Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës sot, me 21.05.2025 nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me OJQ AgroDev Kosovo

22 Maj 2025
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë të ju njoftojë nënshkrimin e një Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MM) me OJQ AgroDev, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet arsimit, kërkimit shkencor dhe sektorit privat.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për:

  • Praktika profesionale për studentët tanë,
  • Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe aktiviteteve për shkëmbim përvojash
  • Projekte të përbashkëta kërkimore e zhvillimore,
  • Shkëmbim përvojash dhe teknologjish në bujqësi të qëndrueshme,
  • Trajnime dhe ngritje profesionale për të rinjtë dhe specialistët e fushës.
  • Iniciativa në fushën e Bujqësisë Digjitale dhe promovimin e teknologjive të mençura në bujqësi

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të:

  • Nxisin bashkëpunimin ndërmjet sektorit akademik dhe atij privat
  • Promovojnë zgjidhje inovative për sfidat e bujqësisë, sidomos në përballje me ndryshimet klimatike
  • Mbështesin zhvillimin profesional të studentëve dhe përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës
  • Forcojnë partneritetet për një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese
  • Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërlidhjes së dijes me praktikën dhe drejt krijimit të një të ardhmeje më të mirë për bujqësinë në Kosovë.

Fakulteti i  Bujqësisë dhe Veterinarisë mbetet i përkushtuar në misionin e tij për të t’iu ofruar studentëve përgatitje cilësore dhe profesionale, si dhe për të kontribuar në zhvillimin bujqësore dhe rural të vendit përmes edukimit, hulumtimit, bashkëpunimit dhe inovacionit.