Me krenari ndaj rrugëtimin tim si pjesë e Universitetit të Prishtinës, ku përfundova studimet e Masterit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, në programin “Pemëtari dhe Vreshtari”, me temën:
“PËRCAKTIMI I STRUKTURËS DHE VLERËSIMI I DRURËVE DEKORATIV NË SHESHIN “NËNË TEREZA”, PRISHTINË”
Bazuar në këtë punë kërkimore, zhvillova idenë për të përdorur teknologjinë e dronëve në vlerësimin dhe menaxhimin e drurëve në hapësirat urbane.
Në vitin 2024, fitova një bursë prestigjioze nga Deutsche Bundesstiftung Umwelt (DBU) dhe aktualisht jam duke realizuar projektin tim kërkimor pranë Universitetit të Würzburgut në Gjermani.
Në këtë projekt, punoj në lokalizimin, segmentimin dhe klasifikimin e drurëve urbanë duke përdorur dronë të pajisur me sensorë LiDAR dhe multispectral, duke kontribuar në zhvillimin e metodave të qëndrueshme për menaxhimin e mjedisit urban.
Gjatë kësaj periudhe, mora pjesë edhe në një ekspeditë kërkimore në Zugspitze, majën më të lartë të Gjermanisë (2,962 metra mbi nivelin e detit), ku realizuam mbledhjen e të dhënave për matjen e thellësisë së dëborës dhe analizën e terrenit, duke demonstruar rëndësinë e teknologjive të avancuara në kërkimet shkencore.
Jam thellësisht mirënjohës që themelet e këtij udhëtimi profesional i vendosa në Universitetin e Prishtinës, ku ëndrrat dhe pasioni për shkencën morën formë.