Më datë 4 Mars 2025 në ambientet e Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Dekani Prof. Arben Musliu, priti në takim përfaqësues nga OJQ "Save the Children Kosova" Znj. Lulavere Behluli dhe Znj. Senem Safçi. Ky takim kishte për qëllim gjetjen e iniciativat e përbashkëta të fokusuara në promovimin e praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit. Në takim gjithashtu u diskutua rreth projekteve të mundshme duke përfshirë programet e trajnimit, bashkëpunimet kërkimore dhe aktivitetet me komunitetin, rëndësia e ndërgjegjësimit për qëndrueshmërinë mjedisore tek nxënësit, studentët dhe fermerët. Të dyja palët ranë dakord për nevojën për të mbështetur komunitetin bujqësor duke ofruar arsimim dhe zgjidhje inventivë për bujqësinë e zgjuar për klimën. Në takim u theksua edhe rëndësia e përfshirjes së të rinjve në nismat mjedisore. Përpjekjet bashkëpunuese do të fokusohen në përmirësimin e politikave agro-mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm rural. Të dyja palët shprehën angazhimin e tyre për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Takimi i menaxhmentit me përfaqësuesit e OJQ "Save the Children Kosova"
