Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025

11 Shtator 2024
SHARE

Të dashur studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025. 

Universiteti i Prishtinës ofron programe të fushave të ndryshme studimi, të krijuara për të adresuar nevojat dhe kërkesat e tregut të punës, si dhe për të promovuar zhvillimin akademik, profesional dhe personal të studentëve.

UP-ja përkushtohet për të ofruar një mjedis akademik të pasur me mundësi të shumta për zhvillim profesional dhe personal.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni me traditë dhe cilësi të lartë arsimore. 

Aplikimet janë të hapura deri më 24 shtator 2024 në orën 14:00.

Për konkursin e plotë klikoni:

2-592, 10. 9. 2024, Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024-2025