Aktivitetet në procesin e akreditimit

05 Mars 2024
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) është në fazën e riakreditimit të 11 programeve të studimit në të dy nivelet, bachelor dhe master. Për këtë qëllim, më datë 28 dhe 29 shkurt 2024, kishim në vizitë ekspertët ndërkombëtar për vlerësim të katër programeve studimore të nivelit bachelor: “Tenknologjia ushqimore me bioteknologji”, “Prodhimi shtazor”, “Ekonomia bujqësore” dhe “ Mjekësia Veterinare”, si dhe tri programe të nivelit master: “Shkencat e ushqimit”, ”Ekonomia e bujqësisë dhe ushqimit” dhe “Shkencat e aplikuara shtazore”.

Me këtë rast ekspertët ndërkombëtar, u takuan fillimisht me menagjmentin e FBV-së, bartësit e programeve, personelin akademik të rregullt dhe të angazhuar, studentët aktiv të dy niveleve, studentë të diplomuar, të punësuar e të angazhuar dhe anëtarë të Trupës këshilldhënëse të FBV-së.

Gjithashtu, u realizuan vizita në laboratore, në klinikën veterinare, në fermë dhe në objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Menaxhmet i FBV-së falënderon ekespertët ndërkombëtar, anëtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, profesorët, asistentët dhe studentët, anëtarët e Trupës këshilldhënëse dhe stafin adiminitrativ të FBV-së, për angazhimin e tyre, në mbarvajtjen e procesit të akreditimit të programeve studimore. 

 

 

 

Me respekt,

Menaxhmenti i FBV-së