Me datë 03.02.2022 një delegacion nga Universiteti i Sarajevës, respektivisht Fakulteti i Bujqësisë dhe Ushqimit, ka vizituar Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Delegacioni në përbërje prej: Prof. Dr. Muhamed Brka, Dekan dhe Dr. Almir Toroman, Prodekan për cilësi, u prit nga menaxhmenti i FBV-së.
Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e ndryshme të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në mënyrë të veçantë u diskutuan format e përbashkëta të aplikimit në projekte hulumtuese në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, shkëmbim i
eksperiencave të stafit akademik dhe shkëmbim i studentëve.
Dekani i FBV-së Prof. Asoc. Dr. Bedri Dragusha u zotua që shumë shpejt do të konkretizohen format e mundshme të bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë pranoi ftesën zyrtare për të vizituar Fakultetin e Bujqësisë dhe Ushqimit në Sarajevë.