Prodhim Bimor
Informata të përgjithshme për programin e studimit: BSc –“Prodhim bimor” (IKS) 2024-2027
Përmbledhje e Programit
Misioni, objektivat dhe administrimi
Misioni
Misioni i këtij programi studimor është të bëjë përgatitjen e specialistëve dhe shkencëtarëve në Shkencat e prodhimit bimor të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e bujqesise , përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBV në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trajnimit në fushat e mësipërme.
Objektivat
Objektivë e përgjithshme e programit të studimit është edukimi dhe përgatitja e studentëve për punën shkencore dhe kërkimore në fushën e bujqësisë. Studentëve u kërkohet të mësojnë të shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore shkencore në mënyrë që të përcaktojnë njohuritë e nevojshme dhe drejtimet e hulumtimit. Studentëve u kërkohet të mësojnë se si të vendosin një hipotezë shkencore, të planifikojnë dhe të bëjnë hulumtime, të zgjedhin metodat adekuate të hulumtimit të interpretojnë rezultatet e hulumtimit dhe të nxjerrin përfundime logjike. Pas përfundimit të programit të studimit të diplomuarit do të bëhen ekspertë me njohuri dhe kompetenca të zgjeruara për punën shkencore dhe kërkimore.
Objektivë specifike programit të studimit është ngritja e nivelit të cilësisë në mësimdhënie që vazhdimisht të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, hulumtimit dhe rritjen e aftësisë së stafit për të ofruar mundësi më të mira arsimore për studentët tanë. Kjo synohet te arrihet duke rritur e numrit të ri stafit akademik me theks të veçantë profesor dhe asistentë të shkolluar ne universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.
Objektivë tjetër specifike programit të studimit është bashkëpunimi me partner në projekte të ndryshme me universitete tjera brenda dhe jashtë vendit. Objektivë mbetet gjithashtu vazhdimi i promovimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor, ndërmjet departamenteve brenda Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë pastaj njësive tjera akademike të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimit ndëruniversitar vendor, rajonal, evropian dhe më gjerë.
Objektivi kryesorë i kurrikules
Kurrikula programit të studimit është e bazuar ne programin e Universitetit te Lubjanës-Slloveni dhe përmban një listë dhe strukturë të lëndëve dhe moduleve obligative dhe zgjedhore me përshkrimet e tyre . Njohuritë e fituara përmes programit të studimit mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjedise të reja ose të panjohura, veçanërisht në fushën shkencore të bujqësisë. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:
a) të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
b) të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
c) të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
d) të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
e) të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e shkencave bimore në kontekstet e ndryshme shkencore,
f) të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.
Pas përfundimit të studimeve, studentët do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
a) kuptim i mirë i shkencës dhe profesionit në këtë fushë; - aftësitë dhe metodat moderne të hulumtimit në terren;
b) aftësinë për të kryer kërkime të pavarura të problemeve teorike dhe praktike me qëllim gjetjen e zgjidhjeve novatore ose të përmirësuara dhe zbatimin e tyre;
c) aftësinë për të punuar në ekipe dhe për të krijuar komunikim profesional në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe profesionit;
d) kapacitetin për analizë kritike dhe integrimin e njohurive të fituara në modulet interdisiplinare.
e) aftësia për të transferuar njohuritë dhe idetë për kolegët dhe komunitetin më të gjerë akademik dhe shoqërinë në tërësi;
f) aftësia për të promovuar përparimin teknologjik dhe shoqëror në mjedisin e tyre profesional.
Objektivë tjeter e jona është pasurimi dhe ngritja e kapaciteteve laboratorike dhe modernizimi i atyre ekzistuese me pajisje më të sofistikuara të kontrollit të ushqimeve si dhe ngritja e një qendre didaktike prodhuese për: përpunimin e mishit, qumështit dhe fruta-perimeve, krahas asaj ekzistuese për prodhimin e verës.
Rritja e numrit të stafit akademik dhe teknik me theks të veçantë asistentë dhe laborant mbetet një objektivë që do të realizohet krahas shtimit të numrit të studentëve dhe programeve të ofruara.
Ngritja e nivelit të cilësisë – objektivë e jona mbetet që vazhdimisht të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, hulumtimit dhe rritjen e aftësisë së stafit për të ofruar mundësi më të mira arsimore për studentët tanë.
Kreativiteti dhe Inovacioni – Sigurimi i metodave të reja të mësimdhënies përmes qasjeve kreative në mësimdhënie, shërbim dhe hulumtim.
Bashkëpunimi – Kontributi i të gjithëve është i shumë rëndësishëm. Bashkëpunimi është baza për sukses në fakultetin tonë. Projektet dhe programet ndërdisiplinore kërkimore do të zhvillojnë frymën e bashkëpunimit. Aktualisht fakulteti ynë është partner në disa projekte të ndryshme me universitete tjera brenda dhe jashtë vendit. Objektiv i yni mbetet vazhdimi i promovimit të bashkepunimit ndërdisciplinor, ndërmjet njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, bashkepunimit ndëruniversitar vendor, rajonal, evropjan dhe më gjërë.
Profesionalizmi – Ne vlerësojmë profesionalizmin në mësimdhënie dhe kërkime, si dhe kërkojmë integritet nga stafi i fakultetit dhe studentët tanë.
Diversiteti – Fakulteti ynë ofron programe të ndryshme akademike dhe perspektiva në vendin e punës të vlefshme për përsosmëri ndërdisiplinore të hulumtimit.
Të diplomuarit e programit të studimit niveli baçelor fitojnë kualifikime që u mundësojnë atyre të kryejnë veprimtari praktike dhe shkencore. Pas përfundimit të studimeve, ata janë të aftë që të punojnë në institute kërkimore shkencore, në sektorin publik , sektorin privat , shoqata te ndryshme bujqësore të cilat kanë nevojë për ekspertë të. Në kuadër të këtij programi bachelor të diplomuarit zhvillojnë një shkallë të lartë të profesionalizmit, që ju mundëson atyre të jenë të përgjegjshëm dhe të reflektojnë për fushën e tyre profesionale.
Programi i studimit i korrespondon me parimet dhe objektivat e UP-se dhe FBV-se, avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, avancimin e hulumtimit dhe shtimin e kontributit në ekonomi dhe shoqëri, duke marrë parasysh objektivat e programit të cekura më lart. Programi i studimit është në përputhje të plotë me parimet udhëheqëse të institucionit bazuar në sistemin e Bolonjës.
Administrimi i programit

Rezultatet e të nxënit
Rezultatet e të nxënit janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Bujqesise dhe Veterinarise dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë. Prandaj, pas përfundimit me sukses të studimeve Bsc. Prodhim Bimor, studenti do të jetë në gjendje të:
- kuptim i mirë i shkencës dhe profesionit në këtë fushë; - aftësitë dhe metodat moderne të hulumtimit në terren;
- aftësinë për të kryer kërkime të pavarura të problemeve teorike dhe praktike me qëllim gjetjen e zgjidhjeve novatore ose të përmirësuara dhe zbatimin e tyre;
- aftësinë për të punuar në ekipe dhe për të krijuar komunikim profesional në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe profesionit;
- kapacitetin për analizë kritike dhe integrimin e njohurive të fituara në modulet interdisiplinare.
- aftësia për të transferuar njohuritë dhe idetë për kolegët dhe komunitetin më të gjerë akademik dhe shoqërinë në tërësi;
- aftësia për të promovuar përparimin teknologjik dhe shoqëror në mjedisin e tyre profesional.
Perspektiva e studimit
Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për të punuar në një gamë të gjerë institucionesh dhe ndërmarrjesh publike ose private, duke përfshirë:
- Ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Institute dhe laboratorë profesional e shkencorë.
- Shkollat e mesme profesionale,
- Kuvende komunale,
- Inspektorate komunale dhe republikane,
- Dogana.
- Kompani në prodhimin të farës dhe fidanëve,
- Kompani të tregtare të prodhimeve bujqësore,
- Ndërmarrje për planifikim të hapësirës,
- Mbrojtje te mjedisit,
- Ndërmarrje të prodhimit dhe përpunimit të lëndës së parë dhe produkteve finale.
- Menaxher të prodhimit në Serra ,
- Hulumtim dhe edukim në sferën e prodhimit bimor
- Administratë,
- Organizata mbikëqyrëse,
- Në organizata të shumta joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, pas përefundimit te ketije programi te diplomuarit do te jene te përgatitur për të vazhduar studimet në nivelin Master në fushën përkatëse.
IKS_Sylabuset Shqip : Prodhim Bimor
Publikuar me: 27/10/2025
Shkarko