Pemëtari – Vreshtari
Informata të përgjithshme për programin e studimit: MSc –“Pemëtari dhe Vreshtari” (IKS) 2024-2027
Përmbledhje e Programit
Misioni, Objektivat dhe Administrimi
Misioni
Misioni i këtij programi studimor është të shkolloj specialist dhe shkencëtarë në fushën e Hortikulturës, Pemëtarisë dhe Vreshtarisë. Programi master Pemëtari dhe Vreshtari do të ofroj një koncept gjithëpërfshirës didaktik dhe kërkimor për studimet master, duke u përqendruar në kombinimin e teorisë dhe praktikës me qëllimin të përgatitjes së studentëve me sfidat komplekse të prodhimit, menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të kulturave pemëtare dhe vreshtave.
Ky koncept në strukturën e programit të studimit do të përfshijë:
Bazat Teorike: Programi do të përfshijë kurse të avancuara në shkencat themelore që mbështesin hortikulturën, pemëtarinë dhe vreshtarinë duke përfshirë biologjinë e bimëve, fiziologjinë, gjenetikën, ekologjinë, tokën, teknologjinë dhe agroklimatologjinë. Këto njohuri themelore duhet të jenë themeli për studime më të thella dhe të aplikuara në hortikulturë pemëtari dhe vreshtari.
Trajnimi Praktik: Element teorike do të plotësohen me aktivitete praktike të zbatuara në fermën didaktike të FBV-së si dhe në pemishte dhe vreshta të ndryshme me qëllim të aftësimit në menaxhimin e plantacioneve me pemë dhe vreshta, duke zbatuar teknikat moderne të kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve.
Teknologjia Moderne: Njohja dhe futja e teknologjisë moderne të bujqësisë dhe menaxhimit të dhënave përmes platformave dixhitale, stacioneve agrologjike për monitorim, automatizimi i proceseve të prodhimit dhe menaxhimit të burimeve.
Qëndrueshmëria dhe Etika: Një fokus i veçantë do ti kushtohet menaxhimit të qëndrueshëm të kulturave pemëtare dhe vreshtave, përfshirë metodat ekologjike të prodhimit, përdorimin racional të resurseve dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke iu përmbajtur standardeve etike në bujqësi.
Objektivat
Krijimi i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë
FBV ka të akredituara perveç tjerash edhe programin Bsc në Prodhimi bimor (PB), i cili program shërben si bazë për prurjet e studentëve në programin subjekt i kësaj RVV. Po ashtu si potencial mund të janë edhe studentët e diplomuar në BSc në Universitetetet e Pejës, Prizrenit, UBT-së etj.
Objektivi i yni si pjesë e objektivit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) është, pas riakretidimi të programit Msc Pemëtari dhe Vreshtari të jetë pjesë programit të doktoratës në në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV).
Infrastruktura - pasurimi dhe ngritja e kapaciteteve laboratorike dhe modernizimi i atyre ekzistuese si dhe zhvillimi i fermës ekzistuese didaktike me pemë dhe hardhi të rrushit
Stafi akademik dhe teknik – Pasurimi me staf të ri dhe zhvillimi i stafit ekzistues mbetet një objektivë që do të realizohet krahas shtimit të numrit të studentëve në programin Msc. Pemëtari dhe Vreshtari.
Aspekti kërkimoro – shkencor
Kërkime të aplikuara: studentët do të angazhohen në projekte kërkimore që janë relevante për zhvillimin e teknologjive të reja në pemëtari dhe vreshtari. Kjo do të përfshijë futjen e varieteteve të reja të pemëve dhe rrushit që janë më të përshtatshme për klimën dhe kushtet e tokës në rajone të caktuara, që kanë rezistencë më të madhe ndaj sëmundjeve, testimin e produkteve të reja që ndihmojnë në rritjen e prodhimit dhe cilësisë së frutave, testimin e teknologjive dhe metodave të reja të prodhimit etj.
Eksperimentimi dhe Analiza: Pjesa kërkimore do të përfshijë eksperimente fushore dhe laboratorike, analiza të avancuara statistikore të të dhënave për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë në prodhimin dhe cilësinë e frutave dhe rrushit.
Bashkëpunimi me Industrinë: Një element kyç është lidhja e fortë me industrinë për të zhvilluar projekte kërkimore të aplikuara që adresojnë nevojat praktike të sektorit, duke krijuar mundësi për inovacion dhe zhvillim të produkteve të reja.
Integrimi Ndërdisiplinor
Lidhja me Shkencat Ekonomike dhe Sociale: Njohuritë në lidhje me tregjet e produkteve hortikulturore, marketingun dhe menaxhimin e cilësisë do të integrohen në kurikulat e kursve përkatëse për të përgatitur studentët jo vetëm si specialistë të prodhimit, por edhe si menaxherë dhe zhvillues të zinxhirëve të furnizimit.
Politikat Agrare dhe Qeverisja: Njohja me politikat bujqësore dhe rregulloret kombëtare të BE-së dhe globale do të jenë tema në kurset përkatëse që kanë lidhshmëri me këto problematika.
Mësimi i Orientuar nga Problematika
Zgjidhja e Problemeve në jetën reale: Duke përdorur metoda të orientuara për zgjidhjen e problemeve reale, studentët do të mund të punojnë në raste reale për të zgjidhur probleme të lidhura me menaxhimin e ndryshimeve klimatike, sëmundjet e kulturave, ushqimin dhe qështje tjera.
Projekte Multidisiplinore: Programi mund të ofrojë mundësi për studentët të punojnë në projekte që përfshijnë një qasje multidisiplinore, ku bashkëpunimi biologë, inxhinierë, agroekonomist mund të krijojnë zgjidhje inovative.
Objektivi kryesorë i kurrikulës
Interesimi për kultivimin e pemëve dhe vreshtave në Kosovë është gjithnjë në rritje. Sa për ilustrim trendi i rritjes së sipërfaqeve me pemë në pesë vitet e fundit: 2017 (6422 ha); 2018 (7922 ha); 2019 (9479 ha); 2020 (10265 ha); 2021 (10382 ha) ndërsa me vreshta 2017 (3199 ha); 2018 ( 3272 ha); 2019 ( 3367 ha); 2020 (3437 ha); 2021 (3471 ha) (Burimi: https://www.mbpzhr-ks.net/sq/raportet-dhe-publikimet).
Edhe investimet në sektorin e pemëtarisë dhe vreshtarisë janë të vazhdushme dhe në rritje qoftë nga Qeveria po ashtu edhe nga donatore tjerë dhe vetinvestime. Në periudhën 2017-2022 në sektorin e pemëve dhe rrushit, në formë të granteve direkte janë shpenzuar 24.5 milion euro vetëm nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) (Burimi: https://www.azhb-ks.net/sq/grante).
Kurrikula programit të studimit Pemëtari dhe vreshtari është e bazuar dhe përshtatur në programin e përzgjedhur të studimit, si model i Universitetit të BOKU të Austrisë Njohuritë e fituara përmes programit të studimit Pemëtari dhe vreshtari mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjedise të reja ose të panjohura, veçanërisht në fushën shkencore prodhimtarisë Pemëtare Vreshtare.
Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:
- të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
- të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
- të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
- të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
- të zbatojnë njohuritë e thelluara shkencore në fushën e Pemëtarisë dhe Vreshtarisë në kontekstet e ndryshme shkencore,
- të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.
- njohuritë teorike ti praktikojnë në fermën didaktike të FBV-së dhe praktika tjera
Pas përfundimit të studimeve, studentët do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
- Njohuri të Thelluara Shkencore: Studentët do të fitojnë njohuri të avancuara në pemëtari dhe vreshtari dhe do të jenë të përgatitur për kërkime të avancuara ose për role drejtuese në industrinë e prodhimit në hortikulturë, pemëve dhe rrushit.
- Aftësi Praktike dhe Teknologjike: Aftësia për të përdorur teknologji të reja dhe teknika të avancuara të menaxhimit të tokës dhe kulturave, të përshtatura për kushte të ndryshme agroklimatike.
- Inovacion dhe ndikim në industrinë e hortikulturës, frutave dhe rrushit: Studentët do të jenë të përgatitur për të kontribuar në inovacione në prodhimin dhe përpunimin e frutave dhe rrushit, me qasje të qëndrueshme dhe me ndikim të fortë në industrinë lokale dhe ndërkombëtare.
Ky koncept do t'u japë studentëve një përgatitje të thellë shkencore dhe praktike, duke i aftësuar ata të jenë të suksesshëm si në aspektin kërkimor ashtu edhe në atë profesional në fushën e hortikulturës, pemëtarisë dhe vreshtarisë.
Programi i studimit Pemëtari dhe vreshtari i nivelit Master korrespondon me parimet dhe objektivat e UP-se dhe FBV-se, avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, avancimin e hulumtimit dhe shtimin e kontributit në ekonomi dhe shoqëri, duke marrë parasysh objektivat e programit të cekura më lart.
Programi i studimit është në përputhje të plotë me parimet udhëheqëse të institucionit bazuar në sistemin e Bolonjës.
Administrimi i programit
Programi i studimit Msc Pemëtari dhe Vreshtari që do të ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë do të administrohet nga Departamenti Pemëtari - Vreshtari nën mbikëqyrjen e organeve përkatëse të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Misioni i këtij programi është në harmoni të plotë me misionin e Universitetit të Prishtinës, siç thuhet në aktin e tij më të lartë ligjor – statutin e UP-së.
Për sa i përket administrimit, ekzistojnë politika formale, udhëzime dhe rregullore që kanë të bëjnë me çështje të përsëritura procedurale ose akademike. Te gjitha këto janë publike në web faqen zyrtare të UP, për të gjithë stafin dhe studentët si dhe palët e tjera të interesuara.
Në Universitetin e Prishtinës, procesi për zhvillim të kurrikulit kryhet në mënyrë të planifikuar dhe sistematike. Formulimi i një programi të studimit te ne nuk shihet si kulm i procesit të zhvillimit të kurrikulit, por më shumë si një hap thelbësor dhe proces i vazhdueshëm për zhvillimi të kurrikulit.
Andaj, përmes prorektorit për Zhvillim të Cilësisë, Zyra për Zhvillim Akademik përkrah reformat në Universitet dhe kontribuon në ngritje të kapaciteteve në UP me qëllim të arritjes së parimeve të Bolonjës dhe trendëve Evropiane të Arsimit të Lartë. Zyra për Zhvillim Akademik organizon trajnime për kurrikula dhe cilësi me qëllim të zhvillimit të mekanizmave për vlerësim të brendshëm duke u bazuar në linjat vepruese të Bolonjës.
Lidhur me këtë ekziston një bazë e gjerë ligjore ku disa prej këtyre akteve janë të cekura më poshtë:
Rregulloret dhe procedurat për zhvillimin/rishikimin dhe aprovimin e kurrikulave të reja (kriteret për cilësi dhe përgjegjësitë)
Rregullorja për vlerësimin e studentëve dhe progresin e tyre gjatë studimeve (të paraqiten shkurt procedurat për vlerësimin e studentëve, afatet e provimeve, kërkesat për kalueshmëri dhe mënyrën e notimit)
Rregulloret dhe procedurat për punimin e temave të diplomës Bsc, Msc dhe PhD (për nivelet e ofruara)
Dokumenti mbi marredhëniet (raportet e planifikuara ligjore ndërmjet institucionit dhe studentëve)
Me qëllim të kontrollimit të cilësisë së aktiviteteve akademike dhe atyre administrative, Senati i UP-së ka aprovuar tri lloje të instrumenteve të vlerësimit të cilësisë: pyetësorët për staf akademik, pyetësorët për staf administrativ dhe pyetësorët për studentë.
Cilësia e aktiviteteve hulumtuese të personeli akademik të UP-së matet nëpërmjet publikimeve në revista shkencore me recension ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore në vend dhe ndërkombëtare. Ndër tjera, bazuar në numrin e punimeve në revistat me recension ndërkombëtar bëhet edhe avancimi i stafit akademik.
Rezultatet e të nxënit
Rezultatet e të nxënit janë në përputhje me misionin dhe objektivat institucionale të Fakultetit të Bujqesise dhe Veterinarise , Universitetit të Prishtinës dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në përputhje me praktikat e mira të arsimit të lartë në Evropë. Lidhur me këtë, studentët pas përfundimit me sukses të studimeve MScc. Pemëtari dhe Vreshtari, do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
- Njohuri të Thelluara Shkencore: Studentët do të fitojnë njohuri të avancuara në pemëtari dhe vreshtari dhe do të jenë të përgatitur për kërkime të avancuara ose për role drejtuese në industrinë e prodhimit në hortikulturë, pemëve dhe rrushit.
- Aftësi Praktike dhe Teknologjike: Aftësia për të përdorur teknologji të reja dhe teknika të avancuara të menaxhimit të tokës dhe kulturave, të përshtatura për kushte të ndryshme agroklimatike.
- Inovacion dhe ndikim në industrinë e hortikulturës, frutave dhe rrushit: Studentët do të jenë të përgatitur për të kontribuar në inovacione në prodhimin dhe përpunimin e frutave dhe rrushit, me qasje të qëndrueshme dhe me ndikim të fortë në industrinë lokale dhe ndërkombëtare.
Ky koncept do t'u japë studentëve një përgatitje të thellë shkencore dhe praktike, duke i aftësuar ata të jenë të suksesshëm si në aspektin kërkimor ashtu edhe në atë profesional në fushën e hortikulturës, pemëtarisë dhe vreshtarisë.
Perspektiva e studimit
Programi Pemëtari dhe Vreshtari si pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, ju ofron studentëve një perspektivë të qartë qoftë për punësim ashtu edhe në zhvillimin akademik në sektorin e hortikulturës si në nivel vendor ashtu edhe atë ndërkombëtarë.
Studentë të cilët përfundojnë studimet në këtë programim do të fitojnë diplomë për nivelin MSc dhe do të kenë një perspektivë të qartë për punësim në Institucione të ndryshme.
Perspektiva e punësimit dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë për të diplomuarit
|
Nr.
|
Titulli i Pozitës së Mundshme
|
Lloji i Punës / Roli
|
Sektori i Punësimit në Kosovë
|
Mundësia për Studime të Mëtejshme
|
|
1
|
Zyrtar për bujqësi
|
Zyrtar për hortikulturë, zhvillim rural
|
MBPZHR, Kuvendet Komunale
Agjencinë e statistikave
|
Studime te doktoratës,
Hortikulturë, Ambient
|
|
2
|
Mësimdhënës
|
Profesorë në shkollë të mesme bujqësore ose Asistent në Fakultete që kanë programin e hortikulturës
|
Shkolla të mesme dhe Universitete/Kolegje
|
|
|
3
|
Menaxher, zyrtar, këshilltar
|
Menaxher në kompanitë private që merren prodhimtarinë, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve të hortikulturës
|
Kompanitë private
|
|
|
4
|
Ndërmarrës
|
Ndërmarrje në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të hortikulturës
|
Biznes privatë
|
|
|
5
|
Zyrtar i projekteve, Këshilltar
|
Zyrtar i projekteve për hortikulturë
|
Organizata Jo Qeveritare, vendore dhe ndërkombëtare (OJQ)
|
|
|
6
|
Inspektor fito-sanitar
|
Inspektor për kontrollin e produkteve me origjinë bimore
|
MBPZHR dhe Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë, Dogana, Komunat
|
|
Rezultatet e të nxënit
Rezultatet e të nxënit në Programin e studimit Pemëtari dhe Vreshtari janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Bujqesise dhe Veterinarise dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve si dhe praktikat e mira Evropiane të arsimit të lartë sipas sistemit të Bolonjës.
Pas përfundimit të studimeve, studentët do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
- Njohuri të Thelluara Shkencore: Studentët do të fitojnë njohuri të avancuara në pemëtari dhe vreshtari dhe do të jenë të përgatitur për kërkime të avancuara ose për role drejtuese në industrinë e prodhimit në hortikulturë, pemëve dhe rrushit.
- Aftësi Praktike dhe Teknologjike: Aftësia për të përdorur teknologji të reja dhe teknika të avancuara të menaxhimit të tokës dhe kulturave, të përshtatura për kushte të ndryshme agroklimatike.
- Inovacion dhe ndikim në industrinë e hortikulturës, frutave dhe rrushit: Studentët do të jenë të përgatitur për të kontribuar në inovacione në prodhimin dhe përpunimin e frutave dhe rrushit, me qasje të qëndrueshme dhe me ndikim të fortë në industrinë lokale dhe ndërkombëtare.
Ky koncept do t'u japë studentëve një përgatitje të thellë shkencore dhe praktike, duke i aftësuar ata të jenë të suksesshëm si në aspektin kërkimor ashtu edhe në atë profesional në fushën e hortikulturës, pemëtarisë dhe vreshtarisë.
Perspektiva e studimit
Studentë të cilët përfundojnë studimet në programimor studimor Pemëtari dhe Vreshtari do të fitojnë diplomë për nivelin Msc dhe mund të punësohen në:
- Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Agjensionin e Veterinës dhe Ushqimit
- Industrinë përpunuese ushqimore të sektorit privat
- Shkolla të mesme profesionale
- Kuvende komunale
- Inspektorate komunale dhe republikane,
- Dogana,
- Pemishte dhe Vreshta,
- OJQ
- Vetëpunësohen me krijim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga lëmi i prodhimit dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore
Gjithashtu, pas p;refundimit te ketije programi te diplomuarit do te jene te përgatitur për të vazhduar studimet në nivelin Doktorate në fushën përkatëse.
IKS Syllabuset : MSc Pemëtari dhe Vreshtari
Publikuar me: 28/01/2026
Shkarko