Lavërtari - Perimtari

Informata të përgjithshme për programin e studimit: MSc –“Shkenca bimore” (IKS) 2021-2026

Përmbledhje e Programit

Misioni, objektivat dhe administrimi

Misioni

Misioni i këtij programi studimor është të bëjë përgatitjen e specialistëve dhe shkencëtarëve në Shkencat e prodhimit bimor të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e bujqësisë, përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBV në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trajnimit në fushat e mësipërme, po ashtu misioni i këtij programi është në përputhje të plotë me misionin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Universitetit të Prishtinës, siç thuhet në aktin e tij më të lartë ligjor – statutin e UP-së

Objektivat

Objektivë e përgjithshme e programit të studimit është edukimi dhe përgatitja e studentëve për punën shkencore dhe kërkimore në fushën e bujqësisë. Studentëve u kërkohet të mësojnë të shfrytëzojnë literaturën bashkëkohore shkencore në mënyrë që të përcaktojnë njohuritë e nevojshme dhe drejtimet e hulumtimit. Studentëve u kërkohet të mësojnë se si të vendosin një hipotezë shkencore, të planifikojnë dhe të bëjnë hulumtime, të zgjedhin metodat adekuate të hulumtimit të interpretojnë rezultatet e hulumtimit dhe të nxjerrin përfundime logjike. Pas përfundimit të programit të studimit të diplomuarit do të bëhen ekspertë me njohuri dhe kompetenca të zgjeruara për punën shkencore dhe kërkimore. 

Objektivë specifike programit të studimit është ngritja e nivelit të cilësisë në mësimdhënie që vazhdimisht të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, hulumtimit dhe rritjen e aftësisë së stafit për të ofruar mundësi më të mira arsimore për studentët tanë.  Kjo  synohet te arrihet duke rritur  e numrit të ri stafit akademik  me theks të veçantë  profesor dhe asistentë  të shkolluar ne universitete prestigjioze brenda dhe jashtë vendit.

Objektivë tjetër specifike programit të studimit është bashkëpunimi  me partner në projekte të ndryshme me universitete tjera brenda dhe jashtë vendit. Objektivë mbetet gjithashtu vazhdimi i promovimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor, ndërmjet departamenteve brenda Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë pastaj njësive tjera akademike të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimit ndëruniversitar vendor, rajonal, evropian dhe më gjerë.

Objektivi kryesorë i kurrikules

Kurrikula programit të studimit  është e bazuar ne programin e Universiteti Hohenheim – Gjermani si Universitet i parë dhe Universitetit të Zagrebit dhe përmban një listë dhe strukturë të lëndëve dhe moduleve obligative dhe zgjedhore me përshkrimet e tyre. Njohuritë e fituara përmes programit të studimit  mundësojnë aplikimin e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë studimeve për zgjidhjen e suksesshme të problemeve komplekse në mjedise të reja ose të panjohura, veçanërisht në fushën shkencore të bujqësisë. Ky program ka për qëllim që t’i aftësojë studentët që:

  1. të zbatojnë kurrikulën përmes temave të planifikuara mirë dhe aktiviteteve mësimore të bazuara në rezultatet e pritura,
  2. të planifikojnë orët mësimore në përputhje me kërkesat e kurrikulës,
  3. të përdorin strategji të ndryshme të mësimit dhe të vlerësimit me studentin në qendër,
  4.  të përgatisin materiale mësimore dhe të përdorin mediat digjitale në procesin mësimor,
  5. të zbatojnë njohuritë e thelluar shkencore në fushën e shkencave bimore  në kontekstet e ndryshme shkencore,
  6. të vjelin materiale për studime duke zbatuar metoda përkatëse shkencore.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

  1. kuptim i mirë i shkencës dhe profesionit në këtë fushë; - aftësitë dhe metodat moderne të hulumtimit në terren;
  2. aftësinë për të kryer kërkime të pavarura të problemeve teorike dhe praktike me qëllim gjetjen e zgjidhjeve novatore ose të përmirësuara dhe zbatimin e tyre;
  3. aftësinë për të punuar në ekipe dhe për të krijuar komunikim profesional në mënyrë që të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe profesionit;
  4. kapacitetin për analizë kritike dhe integrimin e njohurive të fituara në  modulet interdisiplinare.
  5. aftësia për të transferuar njohuritë dhe idetë për kolegët dhe komunitetin më të gjerë akademik dhe shoqërinë në tërësi;
  6. aftësia për të promovuar përparimin teknologjik dhe shoqëror në mjedisin e tyre profesional.

Objektivë tjeter e jona është pasurimi dhe ngritja e kapaciteteve laboratorike dhe modernizimi i atyre ekzistuese me pajisje më të sofistikuara të kontrollit të ushqimeve si dhe ngritja e një qendre didaktike prodhuese për: përpunimin e drithërave,  përpunimin e fruta-perimeve, përpunimin e mishit dhe qumështit, krahas asaj ekzistuese për prodhimin e verës.

Rritja e numrit të stafit akademik dhe teknik me theks të veçantë asistentë dhe laborant mbetet një objektivë që do të realizohet krahas shtimit të numrit të studentëve dhe programeve të ofruara.

Ngritja e nivelit të cilësisë – objektivë e jona mbetet që vazhdimisht të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, hulumtimit dhe rritjen e aftësisë së stafit për të ofruar mundësi më të mira arsimore për studentët tanë.

Kreativiteti dhe Inovacioni – Sigurimi i metodave të reja të mësimdhënies përmes qasjeve kreative në mësimdhënie, shërbim dhe hulumtim.

Bashkëpunimi – Kontributi i të gjithëve është i shumë rëndësishëm. Bashkëpunimi është baza për sukses në fakultetin tonë. Projektet dhe programet ndërdisiplinore kërkimore do të zhvillojnë frymën e bashkëpunimit. Aktualisht fakulteti ynë është partner në disa projekte të ndryshme me universitete tjera brenda dhe jashtë vendit. Objektiv i yni mbetet vazhdimi i promovimit të bashkëpunimit ndërdisiplinor, ndërmjet njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunimit ndëruniversitar vendor, rajonal, evropian dhe më gjerë.

Profesionalizmi – Ne vlerësojmë profesionalizmin në mësimdhënie dhe kërkime, si dhe kërkojmë integritet nga stafi i fakultetit dhe studentët tanë.

Diversiteti – Fakulteti ynë ofron programe të ndryshme akademike dhe perspektiva në vendin e punës të vlefshme për përsosmëri ndërdisiplinore të hulumtimit.

Të diplomuarit e programit  të studimit niveli master fitojnë kualifikime që u mundësojnë atyre të kryejnë veprimtari praktike dhe  shkencore. Pas përfundimit të studimeve, ata janë të aftë që të punojnë në institute kërkimore shkencore,  në sektorin publik , sektorin privat , shoqata  te ndryshme bujqësore të cilat kanë nevojë për ekspertë të.  Në kuadër të këtij programi bachelor  të diplomuarit  zhvillojnë një shkallë të lartë të profesionalizmit, që ju mundëson atyre të jenë të përgjegjshëm dhe të reflektojnë për fushën e tyre profesionale. 

Programi i studimit i korrespondon me parimet dhe objektivat e UP-se dhe FBV-se, avancimin e mësimdhënies dhe mësim nxënies, avancimin e hulumtimit dhe shtimin e kontributit në ekonomi dhe shoqëri, duke marrë parasysh objektivat e programit të cekura më lart. Programi i studimit është në përputhje të plotë me parimet udhëheqëse të institucionit bazuar në sistemin e Bolonjës.

Rezultatet e të nxënit

Rezultatet e të nxënit janë të përcaktuara në përputhje me misionin dhe objektivat strategjike të Fakultetit të Bujqesise dhe Veterinarise dhe janë të harmonizuara me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane të arsimit të lartë. Prandaj, pas përfundimit me sukses të studimeve në Shkenca Bimore (M.Sc.), studentët do të zhvillojnë aftësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

  1. Përcaktojnë parimet shkencore të prodhimit të kulturave bujqësore, përmirësimit të bimëve dhe shkencës së farërave;
  2. Përshkruajn gjendjen dhe tendencat në prodhimin bujqësor vendor dhe global, teknologjitë e avancuara të prodhimit bujqësor, si dhe qasjet moderne në përmirësimin e bimëve dhe shkencën e farërave;
  3. Identifikojnë rëndësinë e proceseve të prodhimit dhe përzgjedhjen e kultivarëve të përshtatshëm për reduktimin e efekteve të ndryshme të stresit biotik dhe abiotik; 
  4. Njohin dhe kuptojnë informacionet, idetë dhe konceptet në fushën e prodhimit të kulturave bujqësore, zhvillimit të kultivarëve, prodhimit të farërave dhe ruajtjes së burimeve gjenetike bimore;
  5. Përzgjidhin dhe zbatojnë metodat dhe procedurat e duhura në menaxhimin e proceseve teknologjikisht të ndërlikuara në fermë dhe kryej detyra komplekse në ndërmarrjet bujqësore, shërbimet dhe institucionet qeveritare lokale dhe kombëtare;
  6. Identifikojnë dhe analizojnë problemet në prodhimin dhe përmirësimin e kulturave bujqësore, industriale, foragjere dhe të tjera, si dhe të jenë në gjendje t’i zgjidhësh ato bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara;
  7. Vlerësojnë potencialin e kultivarëve të rinj për prodhim në kushte të veçanta agroekologjike;
  8. Planifikojnë dhe realizojnë programe përmirësimi për kulturat bujqësore, industriale, foragjere dhe të tjera, organizojnë prodhimin e farërave dhe planifikojnë e organizojnë prodhimin e këtyre kulturave;
  9. Vlerësojnë në mënyrë kritike rezultatet shkencore në teknologjinë e prodhimit bimor para zbatimit të tyre në prodhim;
  10. Prezantojnë zgjidhje për problemet në fushën e prodhimit dhe përmirësimit të bimëve si rezultat i punës në grup dhe qasjes multidisiplinare;
  11. Bashkëpunojnë në ekipe brenda ndërmarrjeve, institucioneve qeveritare lokale dhe kombëtare, si dhe në institucione kërkimore në fushën e prodhimit dhe përmirësimit të bimëve;
  12. Menaxhojnë në mënyrë të pavarur një fermë ose biznes në prodhimin e kulturave bujqësore dhe përmirësimin e bimëve, udhëheqë fusha demonstruese dhe merr pjesë në kërkime të zbatuara në shkenca bimore;

Administrimi i programit

Programi i studimit në nivelin M.Sc. që do të ofrohet nga  Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë do të  administrohet nga Departamenti i Prodhimit Bimor  nën mbikëqyrjen e organeve relevante të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. 

Përsa i përket administratës, ka politika, udhëzime dhe rregullore formale që lidhen me programin e studimit. Të gjitha këto janë në dispozicion të publikut në faqen zyrtare të UP-së. Në Universitetin e Prishtinës, procesi i zhvillimit të programit zhvillohet në mënyrë të planifikuar dhe sistematike. Formulimi i programit të studimit nuk shihet si kulmi i procesit të zhvillimit të programit, por si një hap thelbësor dhe proces i vazhdueshëm për zhvillimin e programit. Prandaj, përmes Prorektorit për Sigurim të Cilësisë, Zyra për Sigurim të Cilësisë promovon dhe përkrah reformat në Universitet dhe kontribuon në ngritjen e kapaciteteve në UP, duke pasur gjithmonë për qëllim arritjen e kritereve të Bolonjës dhe trendeve evropiane të arsimit të lartë. Zyra për Sigurimin e Cilësisë organizon trajnime për zhvillimin e kurrikulave dhe zhvillimin e mekanizmave për vlerësimin e brendshëm bazuar në linjat e veprimit të Bolonjës.

Rregulloret dhe procedurat që lidhen me programin e studimit përfshijnë:

  1. Statuti i Universitetit 2024;
  2. Rregullorja nr. 4/132, dt. 30.12.2016, për Sigurimin e Cilësisë;
  3. Rregullore për vlerësimin dhe përdorimin e rezultateve të vlerësimit të personelit akademik;
  4. Rregullorja nr. 2/111, dt. 14.7.2017, për mobilitetin akademik dhe studentor në UP;
  5. Rregulloret për procedurat e akreditimit të programeve institucionale dhe të studimit; 7.02.2020;
  6. Rregullorja nr.1/334, dt. 31.05.2023 për studimet master,
  7. Rregullorja nr. 1/775, dt. 9.9. 2014 për studimet e doktoraturës;
  8.  Rregullorja nr. 2/283, dt. 3.10.2013, për botimet e Universitetit të Prishtinës;
  9. Rregullorja nr. 360, datë 10.02.2020, për procedurat e reja/akreditimin institucional dhe programet e studimit,
  10. Rregullorja nr. 1/751, datë 19.7.2013 të kodit të etikës.

Perspektiva e studimit 

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për të punuar në një gamë të gjerë institucionesh dhe ndërmarrjesh publike ose private, duke përfshirë:

  • Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Institucione financiare;
  • Agjensionin e Veterinës dhe Ushqimit;
  • Industrinë përpunuese ushqimore të sektorit privat;
  • Shkolla të mesme profesionale;
  • Kuvende komunale;
  • Inspektorate komunale dhe republikane;
  • Dogana;
  • Lulishte;
  • Shoqata;
  • Vetëpunësohen me krijim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;

Gjithashtu, pas përfundimit te këtij programi të diplomuarit do të jenë të përgatitur për të vazhduar studimet në nivelin PhD në fushën përkatëse.

 

IKS Syllabuset: Shkenca Bimore
Publikuar me: 29/01/2026 Shkarko