SHPALLJE PËR APLIKIM

10 Korrik 2026
SHARE

Ftesë për pjesëmarrje në Blended Intensive Programme (BIP) dhe ekskursion studimor ndërkombëtar Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Universitetin e Giessenit, Gjermani.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë fton studentët e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në Blended Intensive Programme (BIP) me temën:

"Landscapes, Land Use and Social Culture in Kosovo and Albania"


Pjesa praktike e programit (Study Trip): 7–14 shtator 2026
Kredite: 3 ECTS

Në kuadër të këtij programi do të përzgjidhen gjithsej 7 (shtatë) studentë nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Programi organizohet në kuadër të Erasmus+ Blended Intensive Programme (BIP) dhe kombinon mësimin online me aktivitetet praktike në terren në Kosovë dhe Shqipëri. Studentët që i përfundojnë me sukses të gjitha aktivitetet e programit do të përfitojnë 3 ECTS, në përputhje me rregullat e programit.

Qëllimi i programit

Programi synon t'u ofrojë studentëve njohuri teorike dhe praktike për peizazhin, bujqësin, zhvillimin rural dhe kulturën sociale në Kosovë dhe Shqipëri, duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, të mësuarit ndërdisiplinor dhe shkëmbimin e përvojave me studentë dhe profesorë nga universitetet partnere.

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me:

·        peizazhet dhe sistemet e prodhimit bujqësor në Kosovë dhe Shqipëri;

·        praktikat e menaxhimit të burimeve natyrore dhe zhvillimit rural;

·        trashëgiminë natyrore, kulturore dhe sociale të rajonit;

·        shembuj të zhvillimit të qëndrueshëm dhe iniciativave lokale;

·        qasje inovative dhe ndërkombëtare në menaxhimin e peizazhit dhe zhvillimin rural.

Programi përfshin

·        transportin gjatë realizimit të ekskursionit;

·        akomodimin;

·        ushqimin gjatë aktivitetit;

·        vizita studimore në institucione, ferma, komunitete dhe lokalitete relevante në Kosovë dhe Shqipëri;

·        certifikatën e pjesëmarrjes dhe njohjen e 3 ECTS, pas përfundimit me sukses të programit.

Kriteret e aplikimit

Të drejtë aplikimi kanë studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë që:

·        janë studentë aktivë të studimeve Bachelor ose Master;

·        kanë interes për temat që lidhen me bujqësinë, mjedisin, peizazhin, dhe zhvillimin rural;

·        zotërojnë njohuri funksionale të gjuhës angleze, pasi aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën angleze;

·        janë të motivuar për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare.

Në rast se numri i aplikimeve tejkalon numrin e vendeve të disponueshme, 7 studentët pjesëmarrës do të përzgjidhen nga një komision i Fakultetit, bazuar në:

·        letrën e motivimit;

·        njohuritë e gjuhës angleze;

Dokumentet për aplikim

·        CV (Europass ose format i ngjashëm);

·        Vërtetim i statusit të studentit;

·        Letër motivimi (maksimum një faqe).

Afati i aplikimit: 11.07.2026-01.08.2026

Aplikimet dorëzohen në: [email protected]

Për informata shtesë, studentët mund të kontaktojnë koordinatorin e programit/ekskurzionit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë Prof.Arben Mehmeti, [email protected].

Inkurajohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për zhvillim akademik, profesional dhe ndërkombëtar në kuadër të programit Erasmus + Blended Intensive Programme (BIP).