THIRRJE – Erasmus+ KA171 (ICM)

21 Prill 2026
SHARE

Mobilitet për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Departamenti i Mjekësisë Veterinare (Semestri dimëror: Shtator–Shkurt)

Hap thirrjen për mobilitet studentor në Università degli Studi di Padova (Itali). Mundësia vlen për studentët në kuadër të programit Erasmus+ KA171 (ICM), (Factsheet_Erasmus_KA71_26_27- kliko).

Kush mund të aplikojë?

Studentë që kanë:

Njohuri gjuhësore: certifikatë B2 në Anglisht ose Italisht.

Inkurajohen fuqishëm studentët nga kategoria “me më pak mundësi” (fewer opportunities).

Lloji i mobilitetit

Internship praktik në klinikë/laboratorë të Universitetit të Padovës (me mbikëqyrje akademike).

Dokumentet e nevojshme (në gjuhën angleze ose italisht, sipas rastit)

Transkripta/Certifikata e notave.

CV (format europass ose i ngjashëm).

Kopje e pasaportës (faqja me të dhënat personale).

Letër motivimi dhe research plan (maks. 1 faqe) duke specifikuar interesin për UniPD dhe, nëse aplikohet për praktikë, fushën/laboratorin e dëshiruar.

Vërtetim studenti nga fakulteti (niveli i studimeve dhe viti akademik).

Certifikatë gjuhe (Anglisht/Italisht – minimumi B2).

Afati i aplikimit

28 Prill 2026, ora 16:00

Si të aplikoni

Dërgoni të gjitha dokumentet e skanuara në një PDF të vetëm me subjektin:
“Erasmus+ KA171 – UniPD – [Emri Mbiemri]” në email adresat: [email protected], [email protected] dhe [email protected]
 

Përzgjedhja dhe kriteret

Merita akademike, niveli i gjuhës, research plan.

Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me email dhe do të udhëzohen për Learning Agreement/Training Agreement, nominim dhe procedurat praktike.

Kontakt

PU kordinatorja: Blerta Mehmedi Kastrati, [email protected]

Shefi i departamentit: Driton Çaushi

Koordinator për zhvillim akademik: Gezim Hodolli