Erasmus mobility 2023_24 with Geisenheim University - student nominations extended to June 15

01 Qershor 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+ në “Hochschule Geisenheim University”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023 në “Geisenheim University” Gjermani në kuadër të programit Erasmus +Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

• Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master,

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në “Hochschule Geisenheim University” Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 

• https://www.hs-geisenheim.de/en/ ;

Per programet ne gjuhen angleze:

•  https://www.hs-geisenheim.de/en/studies/prospective-students/degree-programs/international-wine-business-bsc-english-program/ .

• https://www.hs-geisenheim.de/en/studies/prospective-students/degree-programs/vitis-vinum-msc/

Fushat e mobilitetit janë:

• Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Departamenti Teknologji Ushqimore me Bioteknologji; Programet: TUB BSc dhe Shkenca e Ushqimit MSc. 

Bursat përfshijnë: 

• Kompensimin mujor;

• Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

• Certifikata e notave/Transkripta 

• Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)

• CV (në gjuhën angleze)

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

• Kopje e Pasaportës .

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 10qershor 2023

Dokumentet me titull “Hochschule Geisenheim University”duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail.

Për më shumë informacione rreth mundësive që ofron UP vizitoni uebfaqen:

https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,66