FAKULTETI I BUJQËSISË DHE VETERINARISË PRITI NË VIZITË REKTORIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS PROF. ARBEN HAJRULLAHUN

02 Korrik 2026
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) priti dje Rektorin në një vizitë pune, gjatë së cilës u diskutuan sfidat aktuale dhe prioritetet kryesore për funksionimin dhe zhvillimin e fakultetit.

Diskutimi u fokusua në çështjet me interes të menjëhershëm për FBV-në, duke përcaktuar hapat konkretë që duhet ndërmarrë për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve dhe prioriteteve zhvillimore.

Zotimet kryesore që dolën nga kjo vizitë shumë e rëndësishme, ishin:

Objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë: Duke adresuar sfidën tonë kryesore infrastrukturore, Rektori rikonfirmoi zotimin për përfundimin dhe vendosjen në objektin e ri të FBV-së, që sipas planifikimit të rektorit parashihet që gjatë semestrit të ardhshëm, fakulteti ynë do të vendoset në hapësirat e reja.

Përgatitja e programeve të reja të studimit Bachelor, Master dhe PhD: Menaxhmenti i FBV-së dhe i UP-së kanë prioritet përgatitjen programeve të reja, konform kërkesave të tregut (Smart Agriculture). Ky iniciativë synon të ngrejë profilin tonë kërkimor dhe të ofrojë mundësi të avancuara akademike për studentët tanë.

Funksionalizimi i instituteve: Një fokus i veçantë iu kushtua funksionalizimit të plotë të instituteve tona. Ky proces është thelbësor për të racionalizuar objektivat tona kërkimore, për të rritur potencialin e bashkëpunimit dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve akademike.

Takimi shërbeu si një mundësi për bashkërendimin e veprimeve ndërmjet fakultetit dhe rektoratit, me qëllim që të sigurohet mbështetja e nevojshme për realizimin e këtyre prioriteteve në afatet e përcaktuara.