Me kënaqësi prezantojmë posterin promovues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, i cili pasqyron misionin, vlerat dhe kontributin e Fakultetit në zhvillimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Republikën e Kosovës.
Si institucioni i vetëm i arsimit të lartë në vend që ofron studime në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe teknologjisë ushqimore, Fakulteti është i përkushtuar në përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar, zhvillimin e kërkimeve shkencore me ndikim dhe promovimin e inovacionit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor dhe në forcimin e sigurisë ushqimore.
Ky material promovues fton studentët e ardhshëm, partnerët institucionalë dhe komunitetin e gjerë të njihen më nga afër me programet e studimit, veprimtarinë kërkimore-shkencore, infrastrukturën moderne dhe mundësitë e shumta akademike e profesionale që ofron Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, (Shkarko posterin).
