Në objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) të UP u organizua aktiviteti i parë akademik

15 Prill 2026
SHARE

Për herë të parë, më 07.04. 2026, në objektin e ri të FBV, megjithëse pa u inauguruar zyrtarisht, nga kandidatja BSc. Bekrije Jenuzi, e drejtimit Shkencat e Aplikuara në Zootekni u zhvillua mbrojtja e punimit Master, me titull:

 “Vlerësimi i sjelljes dhe mirëqenies në brojlerët e rritur në dy sisteme të ndryshme të mbarështimit

Mbrojtja u bë para komisionit vlerësues.

 

  1. Dr.sc. Skender Muji mentor
  2. Dr.sc. Alltane Kryeziu. Prof. Asoc. kryetar
  3. Dr. Sc. Muhamet Kamberi, anëtar,

Ky moment shënon jo vetëm përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë akademik personal për kandidaten, por edhe një ngjarje simbolike për vetë institucionin, duke qenë se aktiviteti u mbajt në një hapësirë të re që pritet të inaugurohet së shpejti.

Në një ndërtesë që ka pritur për vite të tëra për të hapur dyert e saj, kjo mbrojtje përfaqëson një fillim domethënës — një dëshmi se përkushtimi ndaj dijes dhe zhvillimit profesional nuk është ndalur dhe vazhdon. Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje ku kjo hapësirë do të jetë vatër e dijes, inovacionit dhe sukseseve të reja për gjeneratat e ardhshme të studentëve.