Ky aktivitet synon promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën parlamentare, si dhe ofrimin e një përvoje praktike në trajtimin e çështjeve politike dhe në funksionimin e institucioneve demokratike.
Ftohen të aplikojnë studentët e Universitetit të Prishtinës që kanë njohuri të gjuhës frënge, të moshës 18 deri në 25 vjeç, nga të gjitha fushat e studimit (shkenca politike, drejtësi, ekonomi, komunikim, shkenca humane, etj.).
Studentët e interesuar mund t’i dorëzojnë aplikimet deri më 30 mars 2026 në: [email protected] (cc: [email protected] ).
Do ta vlerësonim shumë nëse kjo ftesë do të merrej në konsideratë nga ana juaj dhe të shpërndahej në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, me qëllim të informimit dhe inkurajimit të studentëve për aplikim.
Ju inkurajojmë të përfitoni nga kjo mundësi e veçantë për përfaqësim ndërkombëtar, zhvillim profesional dhe rrjetëzim me të rinj nga e gjithë hapësira frankofone.
Për informata më të detajuara mbi procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes, ju lutem konsultoni dokumentet e tjera të bashkëlidhura ( shih: Guide à l’attention des sections).
Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin mirëpresim aplikimet e të gjithë studentëve të interesuar.
Vade-mecum PFJ 2026
Résolution - Commission des personnes - PFRJ 2025
Résolution - Commission des espaces - PFRJ 2025
Guide à l'intention des sections - Procédure de sélection PFJ 2026