Hapet thirrja për nominime për Shkollën Verore “Summer School of Zoonoses 2026” në kuadër të programit CEEPUS, për studentët e Departamentit të Mjekësisë Veterinare

06 Mars 2026
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës, njofton studentët për hapjen e thirrjes për nominime për pjesëmarrje në Summer School of Zoonoses 2026, e cila organizohet në kuadër të programit CEEPUS dhe do të mbahet 13–18 prill 2026 në Zagreb, Kroaci, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti i Zagrebit.

Shkolla verore është e orientuar në qasjen One Health, duke trajtuar ndërveprimin ndërmjet shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit në kontekstin e sëmundjeve zoonotike. Programi përfshin ligjërata, diskutime akademike dhe punë praktike me ekspertë ndërkombëtarë nga universitetet dhe institucionet partnere.

Vendet dhe nominimet

Në total janë në dispozicion 28 bursa për studentë. Çdo institucion pjesëmarrës në rrjetin CEEPUS duhet të paraqesë:

2 studentë të nominuar,
si dhe një listë pritjeje (waiting list) për rastet kur hapen vende shtesë.

Nga këto, 22 vende janë të rezervuara për nominimet institucionale, ndërsa 6 vende shtesë do të plotësohen nga lista e pritjes.

Mbështetja financiare

Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë allowance ditore:

26 € në ditë për studentët e nivelit Bachelor dhe Master,
30 € në ditë për studentët e nivelit Doktoraturë.

Bursat do të mbulojnë 6 ditë qëndrimi për gjithsej 28 studentë të përzgjedhur.

Sipas informacionit nga Agjencioni i Mobilitetit, në rast se Qendra e Konvikteve Studentore në Zagreb nuk do të jetë në gjendje të sigurojë akomodim në konviktin studentor, përfituesit e bursës do të marrin edhe një shtesë për akomodim prej 27 € për natë.

Dokumentet e aplikimit

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

Letër motivimi

Afati i aplikimit

Afati i fundit për dërgimin e letrës së motivimit është:
31 mars 2026, ora 16:00.

Aplikimet duhet të dërgohen tek koordinatori në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës:

Prof. Asst. Blerta Mehmedi-Kastrati ([email protected]) dhe
Shefi i Departamentit të Mjekësisë Veterinare
Prof. Asst. Driton Caushi ([email protected])

Shkolla verore ofron 2 ECTS kredite dhe përfshin ligjërata, provim oral dhe punë praktike. Programi organizohet nga institucione të rëndësishme akademike dhe të shëndetit publik.

Studentët e interesuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar për të siguruar nominimin e tyre në këtë program ndërkombëtar.

Linku i dokumentit është i bashkelidhur në mail.