
Të nderuar kolegë,
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të nderuar,Prof. Dr. Hilmi Cena, i cili për dekada me radhë dha një kontribut të çmuar, me përkushtim dhe profesionalizëm, në zhvillimin akademik dhe shkencor të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Profesor Cena luajti një rol të pazëvendësueshëm në konsolidimin institucional të fakultetit,duke dhënë ndihmesë të veçantë në avancimin e programeve studimore, ngritjen e cilësisë mësimore dhe formimin shkencor të shumë gjeneratave studentësh e studiuesish, të cilët sot mbajnë me vete vulën e dijes dhe frymës së tij akademike.
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprimtarinë e tij, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë do të organizojë një mbledhje përkujtimore, e cila do të shërbejë si moment reflektimi, mirënjohjeje dhe respekti për trashëgiminë e tij intelektuale dhe humane.
Data: 19 Janar 2026 (E Hënë)
Koha: 11:00
Vendi: Fakulteti Filologjik, Salla “Idriz Ajeti”