Vizitë nga profesorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Savonisë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë

24 Tetor 2025
SHARE

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Ardita Jahja Hoxha dhe Prof. Agnieszka Laherto nga Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Savonisë, Finlandë.

Profesorët u pritën nga dekani Prof. Arben Musliu dhe prodekania Prof. asoc. Alltane Kryeziu dhe u organizua në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimeve ndërinstitucionale.

Takimi i ishte mjaft i frytshëm ku përfaqësuesit e të dy institucioneve u dakorduan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë shkëmbimet akademike të stafit dhe studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe integrimin e qasjeve inovative në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Gjatë vizitës, profesorët nga Universiteti i Savonisë u njohën më nga afër me kapacitetet e fakultetit si dhe me zhvillimet e bashkëpunimit me institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit dhe forcimit të mëtejmë të lidhjeve ndëruniversitare dhe avancimit të cilësisë së studimeve dhe kërkimit në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe shkencave ushqimore.