Me iniciativën e Prof Dr. Sali Aliu, Kosova është pranuar si anëtare korrespondente e European Grassland Federation (EGF) – një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 1963 dhe e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të kullotave në Evropë.
Vizioni & Misioni
EGF synon të mbështesë sisteme të qëndrueshme kullotash dhe të lidhë njerëzit për të përballuar sfidat e ardhshme të përdorimit të tyre.
Rëndësia për Kosovën
Anëtarësimi i Kosovës në EGF përfaqëson një hap të madh drejt:
- Shkëmbimit të përvojave shkencore dhe praktike në fushën e menaxhimit të kullotave.
- Pjesëmarrjes në rrjetet ndërkombëtare të ekspertëve dhe institucioneve evropiane.
- Nxitjes së kërkimeve të reja mbi menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të kullotave.
- Mbështetjes së shkencëtarëve të rinj përmes trajnimeve dhe konferencave shkencore.
Ky anëtarësim i jep Kosovës mundësinë të kontribuojë në diskutimet strategjike për drejtimin e politikave dhe kërkimeve bujqësore në nivel evropian.
Gjithashtu duhet te falënderojmë Dr. A. (Agnes) van den Pol-van Dasselaar MBA, Professor of Applied Sciences
Grasslands and Grazing , sekretare e EGF, e cila ka dhëne një kontribut te madhe ne anëtarësim te Kosovës si anëtare korrespondent.
Për më shumë informacion mbi EGF dhe aktivitetet e saj, vizitoni: https://www.europeangrassland.org
Ndërsa, informacionet rreth vendeve anëtare i gjeni në linkun:
https://www.europeangrassland.org/en/organisation/member-countries.html