Lansimi zyrtar i thirrjes për aplikim “Ide Inovative për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”

23 Maj 2025
SHARE

Fondacioni AgroDev Kosovo, në bashkëpunim me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë – Universiteti i Prishtinës, ka kënaqësinë t’ju ftojë në lansimin zyrtar të thirrjes për aplikim:
“Ide Inovative për Bujqësi të Mençur ndaj Ndryshimeve Klimatike”
Gjatë këtij eventi do të bëhet prezantimi zyrtar i thirrjes dhe do të ofrohen informacione të detajuara mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit.
📅 Data: 27 maj 2025 (e martë)
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Hotel Sirius (salla Rigel) Prishtinë

Përmes kësaj thirrjeje, AgroDev synon të mbështesë ide dhe propozime konkrete që ofrojnë zgjidhje inovative, praktike dhe të bazuara në teknologji, me qëllim përballjen më efektive të fermerëve dhe agrobizneseve me sfidat e ndryshimeve klimatike. Fokusimi është në promovimin e një bujqësie më të mençur, më efikase dhe më të qëndrueshme për të ardhmen e sektorit bujqësor në Kosovë.
📢 3 idetë më të mira do të shpërblehen:
🥇 Vendi i parë –  i Artë
🥈 Vendi i dytë –  i Argjendtë
🥉 Vendi i tretë –  i Bronztë
Detajet mbi shpërblimet do të prezantohen gjatë ngjarjes së lansimit.
Pjesëmarrja juaj do të na nderojë dhe do të japë vlerë të veçantë këtij aktiviteti.

Më 29 maj 2025, ora 10:00 do të zhvillohet sesioni informues (Info  Session) në Fakultetin e Bujqësisë, salla nr. 38 . Ftohen studentet  e FBV-se te marrin pjese ne kete sesion informativ.