Të dashur studentë,
Jemi të lumtur t’ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025, një ngjarje madhore që synon t’ju afrojë më shumë me tregun e punës dhe mundësitë konkrete të zhvillimit profesional.
Panairi organizohet nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit).
Pse duhet të merrni pjesë?
Lidhu drejtpërdrejt me punëdhënësit – Takoni përfaqësues të kompanive vendore dhe ndërkombëtare që janë në kërkim të talentëve të rinj.
Zbuloni mundësi të reja karriere – Informohuni për praktika, punësime të mundshme dhe trajnime profesionale.
Prezantoni vetveten – Shfrytëzoni rastin për të ndarë CV-në tuaj dhe për të ndërtuar kontaktet tuaja të para profesionale.
Pjesëmarrja është falas! – Thjesht merrni me vete kurreshtjen, entuziazmin dhe dëshirën për të nisur rrugëtimin tuaj profesional.
Ky panair është një derë e hapur drejt mundësive që mund të ndikojnë realisht në të ardhmen tuaj – mos e humbni këtë rast!
Ndërsa për pjesëmarrje në këtë ngjarje, ju lutemi regjistrohuni duke plotësuar formën e regjistrimit në web faqen panairipunes.com
Shkarkoni videon tutorial dhe regjistrohuni:
GIZ_Video Website_Regjistrini si Punekerkues.mp4
ℹ️ Informacione të mëtejshme
Më shumë informacion rreth Panairit Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025, mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://legalpoliticalstudies.org
FB: https://www.facebook.com/people/Panairi-Komb%C3%ABtar-i-Pun%C3%ABs-dhe-Karrier%C3%ABs-2025/61575629157643/
IG: https://www.instagram.com/panairipunes/