Sot, më datë 24 prill 2025, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, mbajti një takim përkujtimor në nderim të jetës dhe veprës së Profesorit të ndjerë Prof. Xhevat Domi, i cili u nda nga jeta me 19.04.2025.
Takimi filloi në orën 11:00 dhe mblodhi së bashku kolegë, studentë, bashkëpunëtorë, familjarë dhe miq, të cilët ndanë kujtime, fjalë mirënjohjeje dhe vlerësime për kontributin e jashtëzakonshëm të Profesorit në fushën e shkencës dhe arsimit, si dhe në përkushtimin e tij ndaj Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë për shumë vite me radhë.
Figura e Profesorit Xhevat do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën tonë për integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pashoq.
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesorin Xhevat Domi.