Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Lazdrohun n`Fermë!

11 Shkurt 2025
SHARE

 

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në forcimin e edukimit praktik dhe hap mundësi të reja për studentët që të fitojnë përvojë praktike duke kryer praktika profesionale me kafshët në Lazdrohu n`Fermë.  Nëpërmjet këtij partneriteti, studentët do të përfshihen drejtpërdrejt në operacionet e përditshme të fermës, duke fituar aftësi dhe të rrisin njohuritë e tyre akademike dhe kompetencën profesionale. Kjo nismë pasuron jo vetëm përvojën arsimore, por edhe mbështet financiarisht studentët, duke përforcuar rëndësinë e angazhimit praktik në fushën e Bujqësisë dhe Mjekësisë Veterinare.

Bashkëpunimi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë me Lazdrohun n`Fermë përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një dëshmi të përkushtimit tonë, për të ofruar arsim me cilësi të lartë, për të nxitur gjeneratën e ardhshme të profesionistëve elit në fushën e Bujqësisë dhe Mjekësisë Veterinare.

Prandaj shfrytëzoni mundësinë të Aplikoni për punë praktike sot, që të "Fitoni përvojë, paguheni dhe formoni të ardhmen tuaj"!