Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në "Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë

05 Nëntor 2024
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian për semestrin veror 2025.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime BA, MA, PhD;
  • Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie.

Bachelor, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar një vit nga fusha më poshtë.

Master, studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër nga fusha më poshtë.

  • , studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe duhet ta kenë një konfirmim nga një profesor që do të bëjë mentorimin gjatë periudhës në fjalë.

Për programet e studimit dhe kurset e ofruara në "Savonia University of Applied Sciences", Finlandë, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë:  https://opinto-opas.peppi.savonia.fi/offering/27/60067

Fushat e mobilitetit janë:

  • Bujqësi;
  • Punë sociale.

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët janë:

  • Vërtetimi i studentit (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze, që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik);
  • Certifikata e notave/Transkripta;
  • Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (niveli minimal i gjuhës angleze B2);
  • CV (në gjuhën angleze);
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Kopja e pasaportës.

 

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin:

  1. CV (në gjuhën angleze);
  2. Kopja e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose kopja e letërnjoftimit;
  3. Një dokument që vërteton se jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
  4. Kërkohet njohuri e gjuhës angleze (minimumi niveli B2).

 

Inkurajohen studentët me më pak mundësi (students with fewer opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni të klikoni në linkun më poshtë: https://smss.uni-pr.edu/ dhe t’i ngarkoni të gjitha dokumentet e kërkuara më së largu deri me datën 14 nëntor 2024.

 

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

 

  •  Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni znj. Blerandë Dragusha-Fetahu në adresën elektronike: [email protected];
     Për udhëzime rreth mënyrës së aplikimit, gjeni udhëzuesin në linkun më poshtë: Hello! - Administration System (uni-pr.edu)
  • Universiteti i Prishtinës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
  • Për  më shumë informata lidhur me mundësitë që ofron UP-ja, vizitoni ueb faqen: www.uni-pr.edu.