Vizita e zyrtareve të USAID- në FBV

11 Tetor 2024
SHARE

Me datë  08.10.2024  në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë Dekani  Prof. Dr. Arben Musliu  priti  në takim  një delegacion nga zyrtar të   USAID-it, i cili kryesohej nga zotëri Eric Guetschoff,   dhe Merita Teliqi Devaja nga zyra për zhvillim ekonomik në USAID, me partnerin implementues, Universiteti i Iowas, Aktiviteti i USAID “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, profesorin Dr. Curtis Youngs,  nga Universiteti Shtetëror i Iowës SHBA dhe Elmaze Gashi, drejtuese e Aktivitetit. Takimi u vlerësua si shumë i frytshëm dhe u zhvillua në frymën e vazhdimit te bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve edukativo-profesionale në sektorin e Bujqësisë të  Republikën e Kosovës.