Të nderuar,
Përmes këtij e-mail-i dëshirojmë të i‘u informojmë se JICA Knowledge Co-Creation Program (KCCP) do të organizojë, for long-term participants (JICA Developement Studies Program) programin mbi “Agriculture Studies Networks for Food Security”,”Rrjetet e Studimeve të Bujqësisë për Sigurinë Ushqimore”.
Ky program është krijuar për zyrtarët e rinj ose me karrierë të mesme qeveritare , akademikë të ardhshëm ose personel të institucioneve private, të cilët pritet të kontribojnë në formulimin e politikave ose zbatimin e tyre për trajtimin e cështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm në fushat përkatëse.
Kursi konsiston në pranimin e pjesëmarrësve nga vendet e synuara për të studiuar në universitetet japoneze dhe ti zhvillojë burimet njerëzore të sektorëve publike dhe privat nën axhendën globale të JICA-s në lidhje me sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, gjithashtu forcimi i një rrjeti njerëzor midis vendeve partnere dhe Japonisë në fushën e lartpërmendur.
JICA është e gatshme të pranojë 1 pjesëmarrës nga Kosova për Master ose Ph.D program në Japoni.
Afati për aplikim për pjesëmarrje në program është deri më 15 tetor, 2024.
Të gjitha studimet e këtij programi do të zhvillohen në gjuhën angleze.
Programi do të mbahet në Japoni.
Kohëzgjatja e kursit:
Për Master: shtator 2025 - shtator 2027 (2 vite)
Për Doktoraturë: shtator 2025 - shtator 2028 (3 vite)
Çdo aplikant duhet të plotësojë kërkesa të tilla si: (pozicioni aktual, formimi arsimor dhe profesional, mosha, rrjedhshmëria e gjuhës angleze, etj.) të cilat më detajisht i gjeni të përmendura në broshurën e informacionit të bashkangjitur në e-mail.
Për detaje tjera rreth këtij programi mund të kontaktoni edhe me Koordinatorin e JICA për Kosovë, Z. Xhelal Gashi, i cili është në kopje të këtij e-mail-i.
Të bashkangjitur gjeni edhe dokumente përcjellëse të radhitura më poshtë, të pjesëmarrësve që do të përfitojnë nga ky program:
1. Letter or Note Verbal from your government
2. Application Form
3. Graduation Certificate
4. Academic transcript
5. Passport copy
6. Photocopy of Certificate of English test
7. 2 ID photos (posted on application form, one original and one copy)
8. Health certificate (to be submitted later)
Me respekt,
Official Invitation Letter KS,(kliko)
Additional Application form for Agri-Net FY2025,(shkarko)
1-2 GI_Appendix1_Application Form,(shkarko)