Pasqyrë e përgjithshme
FAO me kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në process të
zhvillimit të një studimi të detajuar për vlerësimin e ndikimit të krizave globale, Covid 19, luftës
në Ukrainë në sektorin bujqësor në Kosovë.
Ky studim synon të vlerësojë ndikimin e krizave aktuale ushqimore, të energjisë dhe sistemit
financiar në sektorin bujqësor në Kosovë, me fokus në produktet ushqimore sikurse gruri,
produktet e qumështit, perimet (në veçanti speci), mjedra dhe vreshtat. Studimi do të përfshijë
një anketë me 500 pyetësorë, me 100 prej tyre të dedikuar për secilën kategori të produktit.
Angazhimi i anketuesve
FAO zyra në Prishtinë dëshiron të angazhojë 7 deri në 8 anketues për zhvillimin e kësaj ankete.
Çdo anketues do të jetë përgjegjës për 70-80 pyetësorë. Anketuesit do të luajnë një rol vendimtar
në mbledhjen e të dhënave drejtpërdrejt nga fermerët, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e
studimit.
Përgjegjësitë kyce
Plotësimi i një ankete të detajuar, 70-80 pyetësorë për anketues (3 – 4 pyetësorë në ditë),
duke mbuluar disa prej produkteve bujqësore të specifikuara.
Bashkëpunimi me një koordinator grupi i cili do të lehtësojë kontaktin me fermerët dhe
do të monitorojë zbatimin e anketës në terren.
Futja e të dhënave të mbledhura me saktësi në një formë të caktuar të të dhënave.
Pjesëmarrja në një sesion trajnimi për të kuptuar objektivat, metodologjinë e anketës dhe
përdorimin e duhur të pyetësorit dhe modelit të futjes së të dhënave.
Angazhimi në një fazë testimi për të siguruar efektivitetin e pyetësorit dhe për të adresuar
çdo çështje të mundshme përpara se të realizohet anketa e plotë.
Kriteret e selektimit
Përvoja paraprake në anketim vlerësohet shumë.
Aftësi e demonstruar për punë të pavarur dhe punë ekipore.
Shkathtësi të mira komunikimi dhe aftësi për të ndërvepruar në mënyrë pozitive me
fermerët.
Kapacitet i veprimit brenda afatit të caktuar kohor për anketim.
Pagesa
Anketuesit do të kompenzohen për pyetësor të plotësuar, Kjo pagesë përfshinë kompenzimin e
udhëtimit për qëllime intervistimi dhe për futjen e të dhënave. Plotësimi i pyetësorit zakonisht do
të zgjatë 45 deri 60 minuta.
Trajnimi dhe mbështetja e ofruar
Anketuesit do të jenë subjekt i trajnimit gjithëpërfshirës që mbulon objektivat e studimit,
metodologjinë e anketimit dhe udhëzime praktike për përdorimin e pyetësorit dhe sistemit të
futjes së të dhënave.
Një fazë testimi do të pasojë trajnimin për të përmirësuar procesin e anketimit.
Gjatë anketës, regjistruesit do të kenë mbështetjen e një koordinatori grupi për të lehtësuar
ndërveprimet me fermerët dhe për të siguruar zbatimin pa probleme të anketës në terren.
Pritshmëritë dhe rezultatet
Pjesëmarrje e plotë në trajnim dhe fazën e testimit për të siguruar saktësi të anketës
Raportim javor tek koordinatori lokal.
Plotësim i 70- 80 pyetësorëve për produkte bujqësore të specifikuara.
Regjistrim i saktë i të gjitha të dhënave të mbledhura në një formë të caktuar.
Procesi i aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre, duke theksuar përvojën e tyre në
plotësimin e anketave dhe çdo njohuri apo përvojë përkatëse bujqësore. Kandidatët e përzgjedhur
në listën e ngushtë do të ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje që përfshin një
intervistë dhe një vlerësim praktik.
Afati kohor i paraparë
Afati për aplikim: 07 Maj 2024
Selektimi i kandidatëve: 10-15 Maj 2024
Periudha e trajnimit: 15 – 20 Maj 2024
Faza e testimit: 20 -23 Maj 2024
Periudha e anketës: 25 Maj deri 25 Qershor 2024
Kontakt informatat
Për informata tjera dhe dorëzim të aplikacioneve, ju lutemi kontaktoni [email protected] , (kliko njoftimin Fao).