Të nderuar studentë,
Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në Universitetin e Prishtinës, në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë", do të organizojë një punëtori për të gjithë studentët nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV).
Studentët do të mësojnë si të: hapin llogari në LinkedIn dhe si ta shfrytëzojnë këtë platformë maksimalisht për të gjetur punë, promovuar arritjet dhe veprimtarinë, dhe si të krijojnë një rrjet profesional që do t'u shërbejë në zhvillimin e karrierës, po ashtu do të ndajmë informacione të vlefshme rreth kurseve online në platformën Kosova LEARN.
Mësoni si të përdorni LinkedIn dhe Kosova LEARN për:
Hapjen e profilit në LinkedIn
Realizimin profesional të fotografisë së profilit
Zhvillimin e karrierës suaj
Krijimin e rrjetit profesional
Promovimin e profilit tuaj profesional
Kërkimin e vendeve të punës
Konfirmo pjesëmarrjen në këtë link: https://docs.google.com/forms/d/1n8zjVO4_7qgX0Y7O5C4srMKJI7v1yK3rWEtYmqDaBLY/edit?pli=1
ose
Afati i fundit për aplikim: 6 Maj 2024
____________________________________
Informata rreth aktivitetit:
Punëtoria: "Bashkohu me Kosova LEARN", për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, organizohet me datë: 7 maj, 2024 / Ora: 10:30 - 12:00.
Punëtoria: "Bashkohu me Kosova LEARN", për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, organizohet me datë: 7 maj, 2024 / Ora: 13:00 - 14:30.
Rezervoni vendin tuaj tani dhe hidhni hapin e parë drejt një udhëtimi emocionues karriere me Kosova LEARN!