Strategies for Success: Navigating Research Funding Opportunities with Greg Dow

25 Prill 2024
SHARE

Urojmë të jeni mirë!

Në kuadër të projektit NanoKos, do të organizohet punëtoria me trajner profesorin Greg Dow nga King's College London. Tema e punëtorisë, ‘Strategies for Success: Navigating Research Funding Opportunities with Greg Dow’, ka për qellim t'u ofrojë pjesëmarrësve njohuri të vlefshme dhe udhëzime praktike për sigurimin e fondeve kërkimore. Nëpërmjet sesioneve dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit do të fitojnë një kuptim më të thellë të mundësive të financimit të disponueshme përmes programeve të tilla si Horizon Europe, Grantet ERC dhe Marie Sklodowska-Curie Actions.

Folësi kryesor i propozuar për këtë ngjarje, Z. Dow, është një menaxher i zhvillimeve kërkimore me shumë përvojë, me një specializim në financimin e kërkimit mjekësor dhe grantet e BE-së. Ai ka një gamë të gjerë në sigurimin e suksesshëm të fondeve të mëdha kërkimore nga financues të profilit të lartë dhe është një folës dhe trajner me përvojë në të gjitha aspektet e aplikimit të suksesshëm për financim kërkimor.

Pjesëmarrja në punetorinë është e hapur për të gjithë anëtarët e komunitetit akademik e administrativ, përfshirë edhe studentët e interesuar. Regjistrimi bëhet përmes këtij linku: https://forms.gle/DRZxSFqqUsDs3CgY8.

Kjo punëtori do të zhvillohet me datë 7 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Për informata më të detajuara, gjeni të bashkëngjitur edhe agjendën e ngjarjes,(kilko).

Suksese gjithë të mirat!