Të nderuar,
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'', në mbledhjen e mbajtur me datë 15.12.2021, duke u bazuar në nenin 7 të Rregullores kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, emëron zyrtaren Drita Hyseni për implementimin e politikave për mbrojtje nga ngacmimi dhe ngacmimi seksual.
Andaj, kushdo nga personeli akademik dhe administrativ që vëren sjellje që janë në mospërputhje me këtë rregullore ka për detyrë t'i kërkojë personit që ta ndaloj sjelljen e padëshirueshme dhe e ka për detyrë ta informoj palën e prekur për të drejtën e paraqitjes së denoncimit, si dhe ta drejtoj të zyrtari për mbrojtje nga ngacmimi për të marrë me shumë informata për procedurën.
Dekanët e njësive akademike obligohen që t'i njoftojnë studentët e njësisë përkatëse lidhur me njoftimin në fjalë dhe rregulloren e lartpërmendur.
Të bashkëngjitur gjeni Rregulloren për trajtimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Me respekt,
Drita Hyseni.